Fati i Qeverisë Hoti në pazaret politike për postin e presidentit, zgjidhja e krizës vetëm me zgjedhje të reja

Fati i Qeverisë Hoti në pazaret politike për postin e presidentit, zgjidhja e krizës vetëm me zgjedhje të reja
Fati i Qeverisë Hoti në pazaret politike për postin e presidentit, zgjidhja e krizës vetëm me zgjedhje të reja

Muhamet Kelmendi

  • 12 October 2020 - 07:48

Shkruan:Muhamet Kelmendi

Mendja ma thotë se për Kosovën zgjedhjet janë shumë më të shëndetshme se koalicionet e interesave dhe të grupeve. Këto koalicione nuk zgjidhin çështje. Ata jetojnë sa ka interesa dhe prishen kur dështojnë. Kjo nuk i duhet Kosovës. Shtetit të Kosovës i duhet një Kuvend dhe një Qeveri stabile që del nga votat e qytetarëve pa prapaskena e makinacione sikur që u krijua ky koalicioni i tanishëm që mbeti pa vota. Vetëm një qeveri me legjitimitet të plotë demokratik dhe qytetar i mbron interesat e shtetit dhe të popullit, jo koalicionet e brishta dhe shumë problematike, të mbushura me konflikte dhe me papërgjegjësi politike, ekonomike etj.

-Qeveria Hoti është një qeveri qe ka dalë nga divergjencat, interesat dhe kundërthëniet e mëdha në skenën politike të Kosovës. Kjo Qeveri nuk ka kapacitete dhe as numra për të ndërtuar një pushtet funksional dhe për të zgjidhur çështjet e mëdha në shtet. Qeveria ka dalë si kompromis i Thaçit me Mustafen, të cilës iu bashkuan edhe AAK dhe NISMA. Këto të gjitha nuk e kalojnë numrin e deputetëve prej 59 të tillë. Mbi këtë bazë nuk funksionon Kuvendi dhe nuk nxirret asnjë ligj me rëndësi të madhe a të vogël në vend. Në fakt si e tillë i duhet domosdo edhe një parti për të mundur që të funksionon pushteti.

A do të bashkohet PDK-ja me koalicionistët varet nga interesat që janë aktualisht në tavolinë. Aty gjendet pozita e Presidentit, e Kryeministrit dhe e shumë ministrive të ndryshme. PDK nuk mundë të kalon dhe të futet në koalicion pa njërën nga pozitat: ose Kryeministrin ose Presidentin. Në këtë anë ka konflikte vetë në PDK. Mendohet se Z.Veseli pretendon pozitën e Kryeministrit, ndërsa z Thaçi synon, ose vetë me mbet në pozitë ose ndokënd tjetër, si Vlora Qitakun, për ta zgjedhur në pozitën e presidentit të ardhshëm. Po kështu, e kemi LDK-në ku kryetari i saj, Mustafa e ka sëmundje pozitën e Presidentit. Kështu ka paraqitur pretendime edhe Haradinaj. Në këtë koglomerat të interesave po dështon Kuvendi. Mbetën edhe më tutje ligjet jetike pa kuorum. As në seancën e fundit nuk kaloj Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike dhe projektet tjera ligjore. Sa do të eci kështu, nuk mendoj se vazhdon gjatë. Dy rrugë janë. Kompromis me PDK-në për të funksionuar qeveria dhe Kuvendi ose zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".