Çobanët që po e drejtojnë shtetin e Kosovës nuk përballen dot me politikën tinëzare të Serbisë

Çobanët që po e drejtojnë shtetin e Kosovës nuk përballen dot me politikën tinëzare të Serbisë
Çobanët që po e drejtojnë shtetin e Kosovës nuk përballen dot me politikën tinëzare të Serbisë

Faik Krasniqi

  • 13 October 2020 - 07:33

Shkruan: Faik Krasniqi

Me këta njerëz e ka pasur shumë lehtë Serbia. Me çobanë dhe hajna. Si rezultat i paaftësisë së tyre Serbia është kthyer në avantazh. Çfarë thuhet tjetër janë përralla me mbret. Ne krijuam iluzione. Gënjyem vetveten se Kosova është epiqendra e botës. Atë bindje kishin shumica e popullatës. Menduam që intervenimi i NATO-se ndodhi për këtë arsye. Gabim. Ata na shpëtuan për çështje humanizmi. Kjo na kushtoi shumë rëndë. Harruam Serbinë. Por as nuk krijuam shtet si duhet. Krijuam një shtet gjysmak.

-Nëse e shikojmë profilin e politikanëve tanë, shumica janë një tufë çobanësh. Në Kosovën e pasluftës soji i tyre ka qenë më lehtë të bëhet politikan, se sa intelektualët e mirëfilltë, sepse ky soj i çobanëve kanë qenë prej atyre të ashtuquajturit të "fortit". Dhe cili ka qenë qëllimi i tyre? Qëllimi i tyre ka qenë pasurimi përmes politikës, kapja e shtetit përmes punësimit në vende kyçe të familjarëve, dhe vendosja e gjykatësve dhe prokurorëve për të qenë imun ndaj ligjit. Deri më sot ja arritën qëllimit. Kosovën e shkatërruan në çdo aspekt. Të rinjtë e Kosovës i detyruan të ikin. Mbi 87 përqind të popullatës në mundësinë e parë duan te ikin sipas një sondazhi. Hapen universitete private dhe disa publike për të prodhuar analfabetë me diploma. E kapën edhe Akademinë e Shkencave të Kosovës me njerëzit e tyre. Kapen gjithçka. Ku dua të dal? Më tepër se qesharak. Po i afrohemi vitit 2021 dhe akoma pa liberalizim te vizave. Të izoluar nga Evropa dhe bota. Serbia me mençuri dhe dinakëri eci përpara.

Krijoj aleanca të forta edhe me ato shtete që e bombarduan. Ne s'kishim kohë, sepse ishim të zënë duke vjedhur dhe ëndërruar se si Kosova është bërë superfuqi Ballkanike. Me këta çobanë do të kemi humbje të tjera në raport me Serbinë. Januz Bugajski është njohës i mirë i politikave të Ballkanit Perëndimor. Këto që i ka thënë ai, i kemi thënë edhe ne këtu në Kosovë. Disa prej nesh. Por ekranet tona mbushen me çoban të sojit Milaim Zeka, që flet vetëm banalitet dhe fjale erotike. Këtij populli siç duket i pëlqejnë tipat e tillë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".