Ja pse Marrëveshja për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë është inekzistente

Ja pse Marrëveshja për Asociacionin e Komunave me Shumicë  Serbe në Kosovë është inekzistente
Ja pse Marrëveshja për Asociacionin e Komunave me Shumicë  Serbe në Kosovë është inekzistente

Riza Smaka

  • 15 October 2020 - 08:38

Shkruan: Prof. Dr. Riza Smaka

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, me vend e ka pas konstatuar nëpërkëmbjen e një duzinë të parimeve kushtetuese me atë Marrëveshje e cila rrjedhimisht nuk ka qenë ratifikuar. Marrëveshja për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë , aktualisht është inekzistente dhe për këtë fakt ditë më parë i kam pas shkruar edhe z. Lajçak nga se parafimi i saj për të qen dokument valid është insuficient nga se kërkohet ratifikimi i cili nuk ka pas ndodhur në një anë dhe ishte në kolizion me Kushtetutën e vendit tonë. Lista Serbe , në vazhdën e presioneve tendencioze , mbase, edhe do të mund të dilte nga Qeveria aktuale dhe në atë mënyrë do të mund të shkaktonte turbulenca politike , shtyrje të negociatave kosovare – serbe duke mos e përjashtuar shkaktimin e shpalljes së zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme!

Përderisa , Qeveria aktuale e vendit tonë ka qenë formuar, jo sipas Ligjit për Qeverinë por sipas një aktit nënligjor të saj, në kundërshtim me dispozitën e nenit 70 par. 1 të Kushtetutës së RK-së referuar deputetit të influencuar nga Presidenti i RK-së z. Hashim Thaçi dhe nga ish Kryeministri i RK-së z. Ramush Haradinaj - në kolizion me dispozitën e nenit 70 par. 3 al. 6 të Kushtetutës të RK-së- referuar deputetit të dënuar mbi gjashtë muaj, sipas një opinionit problematik të Gjykatës Kushtetuese të RK-së, del qartë se, e njëjta ,nga fillimi e vijimisht, ishte dhe është e pa legalitet ‘’Ab Initio Nullum, Semperae Nullum, Semperae Nullum’’! Aq më parë kur , ‘’ A Fortiori’’ ,Qeveria në fjalë ,e formuar me numrin minimal të nevojshëm i votave në të cilin ishte dhe është edhe Lista Serbe, e cila ,nuk e ka pranuar as qe e pranon Kosovën për shtet të pavarur madje agjiton dhe propagandon kundër Kosovës si shtet sovran, e njëjta , pos qe lëngon nga legaliteti është delikate përkitazi me kapacitetin juridik për t’i ushtruar funksionet e ekzekutivit të përcaktuara me dispozitën e nenit 93 të Kushtetutës! Mungesa e kapacitetit të tillë terisë aktuale , nder të tjera, është manifestuar në ditët e fundit kur një akt ligjor i saj mezi ka kaluar pas shtatë votimesh të përsëritura.

Lista Serbe fuqishëm e mbështet formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë të cilën tepër gabimisht e kanë pas parafuar përfaqësuesit e Kosovës, madje me funksione ekzekutive, sipas së cilës Kosova , në kundërshtim me nenin 1 të Kushtetutës, nga shteti unik do të shndërrohej në shtet kompleks dhe për aq jo efikas, jo eficient dhe kuazi shtet. Të gjitha këto dhe jo vetëm këto janë pasoja të defekteve referuar formimit dhe organizimit të Qeverisë aktuale nder të tjera duke i mbështetur shpresat në një formacion politik që e ka ideologjinë dhe programin politik kundër Republikës së Kosovës , sipas nenit 1 par. 1 të Kushtetutës, si shtet i pavarur, sovran, demokratik, u n i k dhe i pandashëm! Në këtë kontekst, ja vlen të parafrazohet përgjigja e Nastradinit kur e paskan pas zënë duke e këputur rezën e një granapit , padyshim për hajni, ai paska pas qenë përgjigjur, ..’’ nuk po orvatëm të vjedhi sonte, por ,nesër do t’ia dëgjoni krismën’’ !

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".