Luftë e ashpër mes partive, fillon fushata e eliminimit të rivalëve përmes shantazhit dhe zbardhjes së aferave kriminale

Luftë e ashpër mes partive, fillon fushata e eliminimit të rivalëve përmes shantazhit dhe zbardhjes së aferave kriminale

Gani Qarri

  • 17 October 2020 - 09:04

Shkruan: Gani Qarri

Vet arrestimi i nënkryetarit të korruptuar me dekada të LDK-së Haki Rugova, është edhe një paralajmërim shtesë dhe sinjal i hershëm i përgatitjes serioze të luftës në mes të partive politike që duke ja nxjerr të palarat dhe zbuluar abuzimet për dhjetëra vitet e kaluara në pushtet, do të provojnë me eliminime të rivalëve politik, por që megjithatë nuk do të sjellin ndryshime në qeverisje të vendit përveç ndërrimit të figurave në kapjen e re të pushtetit, nga niveli lokal deri në atë qendror.

Zhvillimet më të reja po dëshmojnë se politika aktuale e Kosovës,po rrezikon të futet në një fazë të rrezikshme të fillimit të luftës së re për pushtet, përmes ndërskamcave dhe përdorimit të shantazhit si mjete të efektshme të eliminimit dhe diskualifikimit të rivalëve politik, në prag të zgjedhjeve të reja lokale të vitit që vjen, pa përjashtuar mundësinë edhe për zgjedhjet e nivelit qendror në të njëjtën kohë, për shkak të krizës në të cilën po vazhdon të futet,gjithnjë e më tepër qeveria aktuale minore.

Ndaj pikërisht këto veprime, duhet të shërbejnë si shembujt më tipik për vetëdijesimin e qytetarit që përfundimisht të distancohet nga kjo kastë e degjeneruar politike dhe të kërkojë një alternativë krejtësisht të re, qoftë edhe si formacion të ri politik apo subjekt të reformuar e të dekriminalizuar nga lidhjet me korrupsionin dhe krimin e organizuar në vend.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".