Mashtruesi i madh Hashim Thaçi në siklet të Speciales dhe përmirësimit të imazhit të zymtë para qytetarëve të Kosovës

Mashtruesi i madh Hashim Thaçi në siklet të Speciales dhe përmirësimit të imazhit të zymtë para qytetarëve të Kosovës

Hajrullah Tërnava

  • 17 October 2020 - 13:35

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Para disa ditëve e ripërsëriste së kurrsesi nuk banë të themelohet Asociacioni serb, se është shumë i dëmshëm për Kosovën, edhe pse e tërë Kosova e dinë se vetë ky Hashim Thaçi e ka nënshkruar këtë marrëveshje, pari, qysh në vitin 2013. E kur filloj të kritikohet nga politikanët kosovar për këtë nënshkrim të dëmshëm për Kosovën, atëherë fajin ia linte Isa Mustafes që në vitin 2015 e patë nënshkruar këtë Asociacion dhe miratuar, duke e dërguar në Gjykatën Kushtetuese, gjë që Gjykata Kushtetuese i shpalli të dy këto nënshkrime si anti kushtetuese me 23 shkelje kushtetuese. Prandaj është edhe kjo variant që mundë të jetë konfirmuar aktakuza, por tani po mundohet që te populli ta përmirëson imazhin negativ me të cilin është mbuluar, e që populli nuk do t’ia harron kurrë.

Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi, ndaj të cilit është ngritur aktakuza nga Gjyqi Special, e që pritet konfirmimi i sajë, është në situatë të pa lakmueshme, sepse ai deri tash për politikën e shtetit të Kosovës llogaritë “mbreti-baba” i të gjithë politikanëve përpos Albinit, dhe zëri i tij ishte njëshi dhe dominuesi për të gjitha çështjet në Kosovë. Tani kur është në një situatë të tillë, ai ende shpreson për ato premtimet e mëhershme që i premtonin dikur se “ti s’ke me qenë i përfshirë në aktakuzë”, prandaj jo rastësisht edhe po viziton SHBA, Turqinë dhe po takohet me burrështetas të ndryshëm vetëm për të ia arritur qëllimit që ti hiqet aktakuza.

Ekzistojnë indikacione paralajmëruese për tendencën e rikthimit të Hashim Thaçit në krye të procesit të dialogut me Serbinë, kërkesa e tij publike që BE-ja ta hedhë në tavolinë, si pikë kryesore marrëveshjen për njohje reciproke mes të dyja vendeve, kurse të gjitha çështjet tjera deri tani të pa zgjidhura, të karakterit të dialogut teknik, të vazhdojnë pas njohjes dhe procesit të normalizimit të raporteve ndërshtetërore. Këtë kërkesë Thaçi e bëri pas takimit të tij me përfaqësuesin e BE-së për dialog me Serbinë Miroslav Lajcak.

Kjo strategji e re e Thaçit, flet se ai mundë të ketë marr sinjale të besueshme edhe për pezullimin e aktakuzës kundër tij nga Gjykata Speciale, por edhe në të kundërtën donë me e ndreq reputacionin pozitiv që e patë devalvuar në të kaluarën në bisedat me serbët me kryetarin Vuçiq, kur i “premtonte faljen e veriut, ato pjesë që dikur na i paska pas falë Rankiviqi” dhe tani përsëri do të aktivizohet aty ku e ka lënë në gjysmë këtë proces me idenë e tij dhe Vuçiqit për pazare e shkëmbim territoresh, të cilin po e vazhdon kryeministri Hoti, ndaj të cilit që nga fillimi Thaçi ishte kritik dhe e ka vlerësuar si qasje të gabuar që po rikthehet në tema të karakterit teknik, tema të konsumuara gjatë periudhës së kaluar nga pozita e tij e kryeministrit në dy mandatet e qeverisjes.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".