Të hetohen dhe zbulohen urgjentisht lidhjet e mafies politike në procesin e privatizimit kriminal të aseteve të shtetit

Të hetohen dhe zbulohen urgjentisht lidhjet e mafies politike në procesin e privatizimit kriminal të aseteve të shtetit
Të hetohen dhe zbulohen urgjentisht lidhjet e mafies politike në procesin e privatizimit kriminal të aseteve të shtetit

Nexhat Haziri

  • 18 October 2020 - 08:48

Shkruan: Nexhat Haziri

Kjo do të ndihmonte luftën kundër krimit të organizuar, dekriminalizimin e skenës politike, eliminimin e ndikimit të mafies në institucionet e shtetit, monopolin e tyre në ekonominë e vendit, çlirimin e sistemit të drejtësisë, të sigurisë, që Kosova dhe qytetarët të fillojnë të marrin frymë lirshëm. Pa heqjen e kapitalit të dyshimtë në Kosovë, kriminelët dhe mafia politike do të vazhdojnë ta diktojnë jetën tonë sipas interesave të tyre.

Procesi i privatizimit është një nga proceset më të kriminalizuara në Kosovën e pasluftës. Ky proces duhet të hetohet dhe prona shoqërore e privatizuar nga kriminel dhe mafioz të politikes, duhet ti rikthehet shtetit. Kjo nuk ka të bëjë me shtetëzimin e pronës sipas modelit komunist të LVV-së, të kohës së kooperativave, por ky proces në 70 % rasteve duhet të kthehet në pikën zero, sidomos privatizimi i tokave bujqësore por edhe ish-ndërmarrjeve të mëdha, andaj një rishikim i formës së privatizimit të tyre, është i shëndetshëm për Kosovën dhe jo vetëm në sektorin e ekonomisë. Procesi i Privatizimit ua ka mundësuar mafisë politike si një lavatriqe për pastrimin e parasë se pistë me origjinë nga tregtia me drogë, armë, nga kontrabanda me derivate dhe duhan.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".