Asociacioni i z. Lajçak dhe z. Borrel nënkupton shtet me ex-territore, me cilin përfundon së ekzistuari Republika e Kosovës

Asociacioni i z. Lajçak dhe z. Borrel nënkupton shtet me ex-territore, me cilin përfundon së ekzistuari Republika e Kosovës
Asociacioni i z. Lajçak dhe z. Borrel nënkupton shtet me ex-territore, me cilin përfundon së ekzistuari Republika e Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 18 October 2020 - 09:00

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Është koha kur Kosova duhet të ikë nga dialogu në Bruxel dhe të vendos dialogun vetëm në Uashington. Brukseli ka dështuar dhe po dështon. Ai nuk donë paqe në Ballkan. Bukseli me z. Lajçak e z Borell po e përgatitë edhe një luftë në Ballkan. Shqiptarët nuk mundë të lejojnë asnjë Asociacion që nuk ka karakter të shoqatës. Çdo gjë tjetër është luftënxitëse dhe kombi shqiptar do të lufton me çdo mjet. Nuk ka ku se shkon.

Z. Lajçak dhe z. Borrel po punojnë për ta shkatërruar Republikën e Kosovës ngase Asociacioni i z. Lajçak dhe z. Borell është një çështje që Kosova kurrë, pavarësisht se kush e kërkon, nuk duhet lejuar të ndërtohet në Republikën e Kosovës. Territori i Kosovës nuk është i madh që të formohen shtete në shtete. Kosova nuk mundë të toleroj një "Serbska Republik" si në Bosnje e Hercegovinë. Një status i tillë është vdekjeprurës për Republikën e Kosovës. Një duhet ditur Kosova. Z.Lajçak dhe z Borrel po punojnë me të madhe dhe me forca të shumëfishuara për të shkatërruar përfundimisht Republikën e Kosovës. Dhe, nëse kjo nuk shkon, po interesohen dhe po bëjnë presion për të ndërtuar një "Srbska Republik", e cila do të ketë për pikësynimin, dhe atë e ka, përfundimisht vdekja e Kosovës si shtet dhe ndarjen e saj. Asociacioni i z. Lajçak dhe i z. Borrel nënkupton një shtet me ex-territore dhe ku Republika e Kosovës përfundon së ekzistuari. Këtë nuk duhet lejuar. Kosova duhet të del qartë dhe prerë me temat që janë jetike dhe të cilat nuk po dialogohen. Këtu mendoj: 1. Njohjen reciproke të shteteve, 2. Dëmshpërblimet e dëmeve të krijuara nga dhuna dhe terrori serbomadh, 3. Marrjen në përgjegjësi penale të kriminelëve serb të cilët po shëtisin lirshëm nëpër Serbi, 4. Gjetjen e të zhdukurve nga regjimi serbomadh, 5. Rikthimin e fondeve të rrëmbyera, sidomos të Fondit Pensional etj. I theksova vetëm disa tema. Ndërsa, për Asociacion, duhet që z. Lajçak dhe çfarëdo Lajçaku tjetër, të kupton se nuk shkon në Republikën e Kosovës Z.Laiçak e din se ka shqiptar edhe në Serbi. Pse nuk kërkon në Beograd Asociacion për shqiptarët? Ai këtë e dinë mirë, por nuk vepron. Kjo, tregon se e përkrah shtetin serb dhe me të ( z.Lajçak) Kosova fare nuk duhet të mbaj kontakte. Është koha kur Kosova duhet të ikë nga dialogu në Bruxel dhe të vendos dialogun vetëm në Uashington. Brukseli ka dështuar dhe po dështon. Ai nuk donë paqe në Ballkan. Bukseli me z. Lajçak e z.Borell po e përgatitë edhe një luftë në Ballkan. Shqiptarët nuk mundë të lejojnë asnjë Asociacion që nuk ka karakter të shoqatës. Çdo gjë tjetër është luftënxitëse dhe kombi shqiptar do të lufton me çdo mjet. Nuk ka se ku shkon.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".