Gjyqtarët dhe prokurorët shkelës të ligjit e kanë vendin në burg

Gjyqtarët dhe prokurorët shkelës të ligjit e kanë vendin në burg
Gjyqtarët dhe prokurorët shkelës të ligjit e kanë vendin në burg

Dardan Grapci

  • 20 October 2020 - 07:43

Shkruan: Dardan Grapci

Nëse raporti i IKD-s është saktë, e që nuk ka arsye të mos jetë, pasi që ata vazhdimisht bëjnë një monitorim të afërt dhe vlerësim periodik me ekspertizë të pa anshme, atëherë unë mendoj që më shumë se 17 zyrtar të zbatimit të ligjit, gjyqtar dhe prokuror, kanë mungesë të pavarësisë profesionale dhe guxim të zbatimit të ligjit, prandaj unë i bëj apel IKD-s dhe të gjitha organizatave që me profesionalizëm janë duke monitoruar sistemin e drejtësisë, që le të vazhdojnë me këto monitorime, ti bëjnë edhe këto vlerësime publike, me emër e mbiemër, sepse ka ardhur koha që këta zyrtar që sot po e quajnë veten gjyqtar dhe prokurorë duhet të largohen nga ato pozita, të dalin vetë para drejtësisë dhe të dënohen për lidhje me politikën e inkriminuar dhe mos zbatim të ligjit.

Mungesa e transparencës në sistemin e drejtësisë në Kosovë është vërejtur shumë vite me përpara, por askush nuk ka pas guxim që ti denoncoj ato tek autoritetet përkatëse duke e ditur që vetë Prokurorët dhe Gjyqtarët janë të korruptuar ose të kontrolluar drejtpërdrejtë nga politika. Prandaj sipas IKD-s po del që zbatimi i ligjit nga Prokurorët dhe Gjyqtarët është nën 0, sipas raportit të publikuar nga ana e IKD-s po vërehet qartë se 17 ligj zbatues kanë qenë të kontrolluar nga politika dhe në shkelje të rënda disiplinore në kundërshtim me Ligjin.

Tani shtrohen pyetjet - pse duhen qytetarët e Kosovës të ju besojnë këtyre prokurorëve dhe gjyqtarëve kur këta vetë po e shkelin ligjin? Pse duhen qytetarët e Kosovës të ju japin llogari këtyre prokurorëve dhe gjyqtarëve kur këta vetë s’po japin llogari para shefave të tyre? Pse duhen qytetarët ti besojnë drejtësisë në Kosovë, kur këta vetë po e shkelin Kushtetutën dhe ligjin e Kosovës?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".