Populli të zgjohet pa vonesë për përmbysjen e politikës së inkriminuar dhe drejtësisë së kapur nga krimi i organizuar

Populli të zgjohet pa vonesë për përmbysjen e politikës së inkriminuar dhe drejtësisë së kapur nga krimi i organizuar

Hajrullah Tërnava

  • 20 October 2020 - 18:14

Shkruan:Hajrullah Tërnava

Tani kur gjendemi në këtë situatë të kriminalizimit të kësaj shoqërie, me të drejtë shtrohet pyetja se sa i beson qytetari faktit se Këshilli Gjyqësor i Kosovës përbëhet nga gjyqtarët më të degraduar, të pa aftë, pa etikë e integritet profesional, sikur që edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës që përbehet gjithashtu nga prokurorët e më të dobët e më të degraduar, pa etikë e integritet dhe që të dyja bashkë ( KGJK e KPK) janë vetëm në shërbim të krimit të organizuar që për çdo muaj u shpërndan “kuvertat me para të pista kriminale” nga tenderët e manipuluar dhe ngjashëm edhe nga “nëntoka kriminale e ndërtimit “në Prishtinë, dhe jo vetëm, përmes “sejmenëve e ndërmjetësuesve të ditur “shumë herë avokatë të ditur por të degraduar e të kriminalizuar, por edhe nga ish-gjyqtare dhe ish-prokurorë ndërmjetësues/ sekserë. Me të drejtë qytetarët po shqetësohen pse KGJK-ja dhe KPK-ja si dy “mini-qeveri ekzekutive “gjithnjë rekrutohen e zgjidhen me urdhra të prera nga zyrat e (ish-)presidenteve, dhe nga (ish-) Kryeministrat e kohës.

Në këto kohëra që po jetojmë, kur krimi i organizuar e ka kapluar tërë shoqërinë, e sidomos kur kemi mbetur si i vetmi shtet pa liberalizim të vizave , mu për këtë shkak që BE po na e tërheq vërejtjen që ta luftojmë krimin e organizuar, si mundësi e vetme që të na liberalizohen vizat, tani është e kuptueshme për gjithkënd se institucionet e drejtësisë në tërësi janë 100% të kapura dhe sundohen nga politika dhe politikanët e inkriminuar, siç janë edhe kryetarët e komunave tepër të kriminalizuar, ndër të cilët prinë Komuna e Prishtinës me kryetarin Shpend Ahmeti. Ky rrjet i krimit të organizuar që ka kapur të gjitha shtyllat vazhdon në kupolën më të lartë të shtetit, nga ministrat, zëvendëskryeministrat dhe Kryeministrat e Qeverisë kosovare, deri edhe te ish- kryetarët e kuvendit, dhe për më keq, e sidomos të kapur tepër keq dhe që po sundohen detyrimisht nga Presidenti aktual i vendit Hashim Thaçi, në pesë vitet e fundit si president, ndërkaq që sundimin e tyre e kishte filluar që nga viti 2008 prej kur kishte vepruar nga pozita e Kryeministrit drejtë nënshtrimit e sundimit të tyre të plotë në shkelje të ligjit e kushtetutës.E derisa veprohet kështu lëndët në Prokurori dhe në Gjyqësorin e Kosovës ose shiten me para përmes “sejmenëve” ndërmjetësues, ose përmes Kryesuesit të KGJK-ës dhe Kryesuesit të KPK-ës. Gjyqtarët dhe prokurorët avancohen në detyrë pa asnjë meritë, nga themelorja në Apel dhe nga Apeli në Supreme. Derisa është kështu, pyetja shtrohet se cila është zgjidhja dhe shpëtimi i gjyqësorit e prokurorisë (drejtësisë kosovare nëse ajo ekziston fare) nga kapja 100% dhe sundimi i tyre nga mafio-politikanë të inkriminuar dhe nga mafio-oligarkë të kriminalizuar. Kjo gjendje na bënë që të ju besojmë edhe fjalëve që përfliten se si kryegjyqtari i Kosovës dhe Krye prokurori i Kosovës janë inekzistentë me “dy karrige boshe me emra e mbiemra velëm formalisht, ngase ato “ i shalojnë dhe sundojnë çdo ditë ” Presidenti dhe Kryeministri i kohës, përmes ministrit të drejtësisë, përmes AKI-së, përmes kryesuesve të KGJK-ës dhe të KPK-ës! Prandaj kjo shoqëri duhet sa më parë të spastrohet njëherë e mirë nga kjo oligarki e kriminalizuar duke përfshi këtë kastë politike të deritanishme që e kanë katandisur këtë shoqëri deri në këtë situatë që çdo qytetari ia kanë humbur shpresën e të jetuarit në Kosovë. Mendoj se i vetmi shpëtim për Kosovën do të ishte vetëdijesimi i popullatës dhe në zgjedhjet e ardhshme votën e tyre tua japin partive të pastra që nuk janë sprovuar deri më tani, dhe që ato parti gjithnjë mundohen ti luftojnë të këqijtë e këtij vendi me aq forcë sa e kanë, edhe që nuk janë në pushtet, por edhe faktori ndërkombëtar shpesh herë po na e tërheq vërejtjen se cilat parti tani në këto momente mundë ta na shpëtojnë nga kjo katandisje që po e rrezikon Kosovën, kur dihet se ato shtete janë mike të Kosovës, si Amerika, Gjermania, Anglia, Franca etj. Është koha që të zgjohet sovrani, dhe nëse sovrani-popull me votë përcaktohet për ato parti që po i përkrahin shtetet mike si LVV etj, është e kuptueshme se edhe nga këto shtete do e kemi përkrahjen e luftimit të të gjitha të këqijave në këtë shtet tonin, e sidomos do të kemi përkrahjen e jetësimit të Veitingut që është i domosdoshëm për këtë shoqëri tonën, dhe kur në krye të shtetit vijnë njerëz me duar të pastra dhe punojnë vetëm në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës, atëherë popullatës do i kthehet dëshira dhe vullneti për të jetuar në Kosovën tone. Nëse nuk arrihet ndërrimi i kësaj kaste politike mes zgjedhjeve demokratike, në këtë mënyrë, demokratizimi i Kosovës atëherë si alternativë e vetme mbetet demonstratat-protestat popullore demokratike paqësore, përmes të cilave duhet të kërkohet spastrimi i këtij vendi, nga ata të gjithë të cilët e kanë qeverisur këtë vend që nga çlirimi e deri më tani.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online