Sistemi i Drejtësisë në Kosovë puro i dështuar, edhe Shpend Ahmeti i pa prekshëm për krimin e organizuar

Sistemi i Drejtësisë në Kosovë puro i dështuar, edhe Shpend Ahmeti i pa prekshëm për krimin e organizuar
Sistemi i Drejtësisë në Kosovë puro i dështuar, edhe Shpend Ahmeti i pa prekshëm për krimin e organizuar

Ragip Guraziu

  • 20 October 2020 - 19:16

Shkruan: Ragip Guraziu

Deshëm apo s'deshëm, duhet ti besojmë faktit se Këshilli Gjyqësor i Kosovës përbehet nga gjyqtaret më të degraduar, të pa aftë, pa etikë e integritet profesional, sikur që edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës përbehet gjithashtu nga prokurorët e më të dobët e më të degraduar, pa etikë e integritet dhe që të dyja bashkë ( KGJK e KPK) janë vetëm në shërbim të krimit të organizuar që për çdo muaj u shpërndan kuvertat me para të pista kriminale nga tenderët e manipuluar dhe ngjashëm edhe nga nëntoka kriminale e ndërtimit në Prishtinë, dhe jo vetëm , përmes sejmenëve e ndërmjetësuesve të ditur shumë herë avokatë të ditur por të degraduar e të kriminalizuar , por edhe nga ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë ndërmjetësues/sekserë.

Në mes të mirës dhe të keqes,pushtetarët tanë,duke filluar nga e kaluara dhe deri te këto të tanishme,prokuroria dhe Gjyqësori në Kosovë nuk janë lënë të pa varur, qind për qind të sunduar nga politika e politikanët e tej inkriminuar, dhe kjo sjellje ishte një nga veprimet më kriminale, të dëmshme, që e evituan të mirën dhe pranuan të keqen, dhe sot jemi ku jemi dhe si jemi! Tani po dëshmohet, po mendohet dhe po besohet nga shumë të tjerë, se drejtësia në Kosovë është e kapur thellë nga lidhja e mafies me politikën, sepse Prokuroria dhe Gjyqësori në Kosovë janë 100% të kapur dhe sundohen nga politika e politikanët e tej inkriminuar siç janë , Kryetarët e komunave tepër të kriminalizuar për çka prin Komuna e Prishtinës me kryetarin Shpend Ahmeti, nga ministrat, zëvendëskryeministrat dhe Kryeministrat e Qeverise kosovare, deri edhe nga ish-kryetarët e Kuvendit , dhe për më keq, e sidomos të kapur tepër keq dhe që po sundohen detyrimisht nga Presidenti aktual e vendit Hashim Thaçi në pesë vitet e fundit si president , ndërkaq që sundimin e tyre e kishte filluar që nga viti 2008 prej kur kishte vepruar nga pozita e Kryeministrit drejt nënshtrimit e sundimit të tyre te plotë në shkelje të ligjit e kushtetutës!

Shtrohet pyetja; Pse KGJK-ja dhe KPK-ja si dy “mini-qeveri ekzekutive “ gjithnjë rekrutohen e zgjidhen me urdhra të prera nga zyrat e ish-presidentëve, dhe nga ish- Kryeministrat e kohës derisa lëndët në Prokurori dhe në Gjyqësorin e Kosovës ose shiten me para përmes “sejmenëve” ndërmjetësues, ose përmes Kryesuesit të KGJK-ës dhe Kryesuesit të KPK-ës. Të pa merituarit dhe jo profesionistët avancohen në detyrë pa asnjë meritë nga themelorja në Apel dhe nga Apeli në Supreme. E derisa është kështu, zgjidhja dhe shpëtimi i gjyqësorit e prokurorisë, drejtësisë kosovare nëse ajo ekziston fare, nga kapja 100% dhe sundimi i tyre nga mafio politikanë të inkriminuar dhe nga mafio-oligarkë të kriminalizuar duhet të realizohet me Vetting. Ne si qytetar nuk ju besojmë më fjalëve se Kryegjyqtari i Kosovës dhe Krye prokurori i Kosovës janë ekzistentë dhe funksional. Ata janë vetëm dy emra me dy karrige boshe me emra e mbiemra vetëm formalisht, ngase ato i shalojnë dhe sundojnë çdo ditë Presidenti dhe Kryeministri i kohës, përmes ministrit të drejtësisë, përmes AKI-së, përmes kryesuesve të KGJK-ës dhe të KPK-ës. Propozim shpëtimi nga kjo kapje se si mund të bëhet ajo dhe nga kush, e ka përgjigjen fare të thjeshtë: Nga sovrani- populli me Votë, nga populli në rrugë përmes forcës paqësore nëse nuk funksionon vota, ose me intelektual politika me të vërtet qe e njohin politikën dhe të jenë me zemër kombëtare dhe që dinë ta mbrojnë shtetin. Me këto ndryshime urgjentisht duhet vepruar sa më shpejtë sepse njerëzit e pa meritë në politikë dhe në drejtësi e kanë degraduar Kosovën dhe jo rastësisht edhe Gjykata e Hagës është vënë në funksion jashtë territorit të shtetit të Kosovës, në vend që Gjykata Speciale të mbahet në Kosovë. Ky është treguesi më i mirë që flet se sa poshtë na ka ra besimi edhe tek ndërkombëtarët.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".