Me një Vetting të drejtuar nga SHBA-të dhe BE-ja për të shkëputur lidhjen e ndikimit të politikës së inkriminuar në sistemin e drejtësisë

Me një Vetting të drejtuar nga SHBA-të dhe BE-ja për të shkëputur lidhjen e ndikimit të politikës së inkriminuar në sistemin e drejtësisë
Me një Vetting të drejtuar nga SHBA-të dhe BE-ja për të shkëputur lidhjen e ndikimit të politikës së inkriminuar në sistemin e drejtësisë

Muhamet Kelmendi

  • 20 October 2020 - 19:29

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Dalja nga kjo gjendje bëhet vetëm me një spastrim të thellë dhe me një përzgjedhje profesionale të prokurorëve, të gjyqtarëve dhe të të punësuarve të tjerë kudo në organet e pushtetit. Më së miri kishte me qenë me e zhvillua një Vetting në vend. Këtej ka nevojë Kosova për ndihmën nga SHBA-të dhe nga shtetet mike të Kosovës nga BE. Me ndihmën e tyre, por kurrë pa i larguar organet e Republikës, nuk mundë të zhvillohet një VETTING dhe të shërohet gjendja. Sa kohë që kjo nuk bëhet nuk do të kemi drejtësi dhe shtet ligjor.

Prokuroria dhe Gjyqësia e Kosovës është e kapur në shumë hallka. Ajo fillon nga udhëheqësit që janë vendosur nëpër këto institucione. Kështu është Kryeprokurori, Kryetari i Gjykatës Supreme, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese e shume gjykata tjera. Dhe, me që LDK ishte prapa PDK-së, kryeministri Hoti largoi Drejtorin e Policisë së Kosovës, Drejtorin e Doganave etj., kuptohet për ti vendosur të afërmit e vetë dhe të LDK-së. Është një luftë e ashpër midis PDK -së dhe LDK-së për të kontrolluar policinë, gjykatat, prokurorinë, doganat e tj. Nga këto parti i gjen njeriu nëpër këto organe vetëm njerëzit e tyre. KGJ i Kosovës dhe KPK-ja janë përgjegjësit kryesor sa i përket degradimit të sistemit prokurorial dhe gjyqësor në Kosovë. Nëpërmjet këtyre dy këshillave kalojnë prokurorët dhe gjyqtarët në tërë sistemin. Nuk mundë të jetë sistemi i mirë dhe funksional, i karakterit ligjor, kur këto dy këshilla nuk e kryejnë detyrën me ndërgjegje dhe nuk i vendosin prokurorët dhe gjyqtarët e përgatitur, të pa implikuar në krime dhe në korrupsion, jo partiake dhe profesioniste.

Ata duhet të jenë të betuarit e sistemit juridik që të kemi shtet ligjor. Këtej vijmë në përfundim, se përbërja e këshillave nuk është profesionale, e paanshme dhe jo partiake. Ata vijnë nga partitë dhe u nënshtrohen organeve të pushtetit dhe të partive politike. Nuk dua të them se këtu vendosin njerëzit jashtë KPK-së dhe KGJK-së, ata që janë në qeveri, nëpër parti e në pushtet, deri te presidenca, ku z. Thaçi fare nuk e shikon të kaluarën, por vetëm dëgjueshmërinë e shikon, pavarësisht të kaluarës dhe të profesionalizmit të treguar. Të tri nivelet e gjykatave në Republikën e Kosovës, Kryeprokurori i shtetit, Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës dhe Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese vijnë kryesisht dhe qind për qind nga z. Hashim Thaçi. Ai i ka zgjedhur, i ka vendosur dhe i kontrollon në sistemin e drejtësisë dhe të prokurorisë. Tregova se LDK nuk është e kënaqur me këtë dhe nëpërmjet Kryeministrit ka ndërruar disa pozita të shtetit, si Drejtorin e Policisë, të Doganave etj., për të balancuar ndikimin e partive dhe të njerëzve të LDK-së dhe të PDK-se në pushtet. Institucionet e tilla marrin frymë nga këta njerëz të politikës. Dhe, jo vetëm këtu, por edhe në shumë organizata publike dhe shtetërore, kemi kryesisht njerëzit e politikës nëpër borde dhe udhëheqës të tyre. Nuk ka askund jashtë politikës. E sa janë profesional? Kjo veç dihet. Kështu po na dalin njerëzit e familjeve dhe të partive politike, të anëve të caktuara të Kosovës më të mençurit dhe më profesionalistët në çdo fushë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".