Mjaft me cirkusiada politike dhe bllokim të punës së Kuvendit, përgjegjësia e deputetit të përcaktohet me ligj

Mjaft me cirkusiada politike dhe bllokim të punës së Kuvendit, përgjegjësia e deputetit të përcaktohet me ligj
Mjaft me cirkusiada politike dhe bllokim të punës së Kuvendit, përgjegjësia e deputetit të përcaktohet me ligj

Blerim Burjani

  • 21 October 2020 - 17:29

Shkruan:Blerim Burjani

Duhet të hartohet ligji i veçantë për Kuvendin me të cilin përcaktohen qartë përgjegjësit dhe obligimet e deputetit, në harmoni me Kushtetutën. Deputeti duhet të paguhet për punën e tij në Kuvend, sikur që ndodhë në shumicën e shteteve me demokraci të zhvilluar, vetëm për qa sa angazhohet në Kuvend dhe për aq sa është i përgjegjshëm e vlerësohet produktiviteti i punës së tij. Pra, me ligjin duhet të përcakton detyrat dhe obligimet e deputetit, duhet të përcaktohet niveli dhe mënyra e pagesës, sipas pranisë në seanca, efektit që ka dhënë me pjesëmarrjen e tij, dhe nëse vepron kundër, dhe pengohet puna e Kuvendit si pasojë e mos respektimit të normave obligativ, me ligj duhet të parashihet edhe humbja e së drejtës për kompensim, humbja e pagës së deputetit, deri në atë mas kur mundë ta humbë edhe statusin e deputetit.

Është fakt i pa mohueshëm që në këtë mandat të ri qeverisës, degradimi i politikës ka arritur kulmin. Kosova po ballafaqohet me situatë gjithnjë e më të rënduar edhe të karakterit politik por edhe atij ekonomik. Kjo e dyta është në lidhshmëri të ngushtë nga pasojat ë se parës. Kuvendi jo funksional është shndërruar në hajt pak dhe asgjë tjetër. Ka kohë që është jashtë funksionit për të cilin është krijuar dhe të zgjedhurve ju është dhënë besimi qytetar, sado që ky besim edhe mundë të jetë i kontestuar për shkak të legjitimitetit të pa verifikuar mjaftueshëm demokratik dhe juridik. Duke mos qenë përfaqësues të denjë të popullit, deputetët që janë vetëm vegla të grupeve të interesit brenda partive politike, nuk po mund të lirohen nga tutela e ndikimit të këtyre grupeve dhe për pasojë Kuvendi nuk po mundë të nxjerr ligje, është tërësisht jashtë funksionit kushtetues. Dike qenë mazhoranca jo funksionale në Kuvend, edhe Qeveria është e lodhët dhe pa kapacitete funksionale. Si tërësi kjo përbërje e koalicionit, sikur Kuvendi edhe Qeveria sikur kanë rënë në një komë të thellë.

Pra shteti nuk po mundë të funksionoj me këto parti aktuale në përbërje. Mirëpo këtu duhet ta themi qartë që përgjegjësia nuk është vetëm e një grupi, vetëm e mazhorancës por një hise të madhe në këtë rrafsh e ka edhe opozita sepse mundë të jetë më konstruktive kur e kërkon interesi i përgjithshëm në procesin e ligjvënies, dhe të jetë më e ashpër në kontrollin e ekzekutivit, në devijimet eventuale dhe abuzimet që mundë të zbulohen gjatë procesit të udhëheqjes me shtetin. Përfundimisht duhet të konstatojmë se në situatën në të cilën gjendemi, me ildisje të thellimit të krizës, të gjithë së bashku mbajnë përgjegjësi për kolapsin politik, institucional dhe atë ekonomik. Një nga shtyllat kryesore që kërkon tani të trajtohet seriozisht dhe të krijohen parakushtet për më shumë përgjegjësi dhe llogaridhënie politike është funksionalizimi i Kuvendit. Kjo arrihet duke mos lejuar që ligjvënësit të instrumentalizohet nga grupet e interesit brenda partiak por të përfillim vullnetin qytetar për çka janë zgjedhur.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".