Lexoni edhe:
Po rritet numri i të moshuarve me Covid-19
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Prishtina duhet të ndryshojë qëndrimin e saj kur thotë se zgjidhja e vetme është që Serbia të njohë Kosovën.
Në Forumin e Sigurisë në Beograd i cili është duke u mbajtur virtualisht, Vuçiq tha se Prishtina duhet ta kuptojë se është e nevojshme të zbatohen të gjitha marrëveshjet e nënshkruara, edhe ato në Bruksel.
Po rritet numri i të moshuarve me Covid-19Lexoni edhe:
Ai theksoi se vetëm në atë mënyrë mund të gjendet një zgjidhje kompromisi dhe nuk ka asnjë alternativë për kompromisin. Siç thekson ai, duhet të kuptohet pozicioni i Beogradit dhe pozicioni i serbëve në Kosovë, por kjo nuk do të thotë se Serbia nuk është e gatshme për një zgjidhje kompromisi me Kosovën.
(Kosova Sot Online)