Evropa ti izolon politikanët e korruptuar, të liberalizohen vizat për qytetarët e dënuar padrejtësisht

Faik Krasniqi

  • 23 October 2020 - 07:34

Shkruan: Faik Krasniqi

Kam thënë edhe më herët se Liberalizimi i vizave s'ka të bëj fare me plotësimin e kritereve, por është puro çështje politike. Por në rastin e Kosovës është më ndryshe. Ata do ta marrin si shkak korrupsionin për të na mbajtur kështu të izoluar. Sikur Bashkimi Evropian do të na donte të mirën, do të vendoste viza për politikanët e Kosovës, kurse popullit do të ja hiqte.

Skandali me blerjen e tokave të shtetit "Gjithçka 1 euro" nga ana e politikanëve, ish komandantëve dhe 'biznesmenëve' të ndryshëm, nxori në pah të gjitha pisllëqet e politikanëve tanë në Kosovën e pasluftës. Por edhe arsyen e "vetëvrasjes" së Dino Hasanaj. Kjo tregon se sa thellë është i zhytur ky vend. Prej pasluftës janë bërë dëme të vjedhjes nga këta horra me miliarda euro, kurse të njëjtit vazhdojnë të na qeverisin dhe të na tregojnë përralla për patriotizëm. Asnjë popull normal nuk do i duronte këta monstra.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".