Kryeministër, engjëjt nuk jetojnë në tokë por hajnat dhe kriminelët që duhet ndjekur!

Kryeministër, engjëjt nuk jetojnë në tokë por hajnat dhe kriminelët që duhet ndjekur!
Kryeministër, engjëjt nuk jetojnë në tokë por hajnat dhe kriminelët që duhet ndjekur!

Ragip Guraziu

  • 23 October 2020 - 07:50

Shkruan: Ragip Guraziu

E them më plotë bindje dhe pa hezitim se kjo shuarja e Task-Forcës Anti-Korrupsion, nga Qeveria Hoti, edhe një kontribut tjetër negative i kësaj Qeverie që pamundëson luftimin më efikas të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë për shkak të shkëputjes së lidhjes zingjirore mes Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë. E dihet se kundër këtij vendimi ka reaguar edhe jo vetëm ambasadori gjerman i cili e ka kritikuar ashpër Qeverinë Hoti, por reagime të ashpra pati edhe nga bashkimi Evropian. Prandaj më duhet ti them Kryeministrit Hoti se ka bërë një rrëshqitje në dërrasë të kalbur dhe do ta merr një të madh vlerësimi nga Bashkimi Evropian edhe në pritje të vendimit të radhës për procesin e liberalizimit të vizave.

Kryeministri Avdullah Hoti ka gabuar me marrjen e vendimit për shuarjen e Task Forcës Anti-Korrupsion në policinë e Kosovës. Kryeministri është dashur ta dij që shteti nuk ndërtohet dhe nuk mbrohet me lehtësi, sepse rrezikohet nga krimi i organizuar, se engjëjt nuk jetojnë në tokë pra por jetojnë dhe manovrojnë kriminelët që organizohen dhe bëjnë përpjekje për të zaptuar e shkatërruar gjithçka, për të përfituar në interesin e tyre! Prandaj ne si qytetar dhe njohës të këtyre zhvillimeve politike dhe të së drejtës, me të drejtë detyrohemi të pyesim se a do të jetë ky vendim edhe një minus I madh për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave, kur dihet roli vendimtar është ai i shtetit gjerman, rol që ka tani në këtë proces gjatë këtij mandate të kryesimit të Presidencës së BE-së, kurse ambasadori i këtij vendi në Prishtinë u shprehë tepër kritik për vendimin e gabuar të Kryeministrit Hoti. Ju z. Kryeministër Hoti nuk mundeni të jeni engjëj dhe të mos gaboni, nuk mundë të jeni më të mirë se sa qeveritë e kaluara, dhe tani kur po i shohim të gjithë ne vendorët po edhe ndërkombëtarët me kritikat që po ju drejtojnë , se gabimet e 20 viteve nga ne vet kundrejt funksionalizmit të shtetit të së drejtës kanë dështuar. Ju kryeministër, me shuarjen e mekanizmave të sundimit të ligjit, në vend që ti mbështesni ato për fuqizim me kuadro profesionale e të pa varura nga politika, po gaboni, po silleni edhe më keq tani se ata të parët.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".