Presidenca dhe Qeveria stimulojnë shkeljen e ligjit dhe aferat korruptive në sistemin e drejtësisë

Presidenca dhe Qeveria stimulojnë shkeljen e ligjit dhe aferat korruptive në sistemin e drejtësisë
Presidenca dhe Qeveria stimulojnë shkeljen e ligjit dhe aferat korruptive në sistemin e drejtësisë

Muhamet Kelmendi

  • 23 October 2020 - 13:46

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Pushteti heshtë. Heshtë ministri dhe kryeministri. Heshtë Presidenti dhe tërë politikanët e vendit. Heshtin dhe nuk veprojnë! Pse? Sepse të gjithë këta duket se kanë dëshirë pse ekziston një sistem i tillë që nuk i ndjekë këta elemente. Në fakt, gjykatat dhe prokurorit, me këtë gjendje nuk mundë të ndjekin askënd. Vetë janë në fund të llumit. Këtej po lulëzon krimi, korrupsioni dhe shumë dukuri negative, që e kanë shndërruar vendin në një ferr gjyqësor. Është e çuditshme se si nuk kanë vetëdije se ku e kanë sjellë shtetin. Të gjithë qeshin me shtetin, me politikanët, me prokurorët dhe me gjykatësit e Kosovës. Nuk kanë vetëdije se kështu po e shkatërrojnë të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë.

Shteti i së drejtës nuk mund te funksionoj pa pavarësinë, funksionalitetin, disiplinën dhe profesionalizmin e sistemit të drejtësisë. Kur ka çrregullime, jo disiplinë, korrupsion etj. Në prokurori dhe në gjykata, i tërë shteti bëhet korruptiv dhe natyrisht se duhen masa të rrepta shtetërore për të shëruar. Ka kohë që është dhënë alarmi në Kosovë për prokurorët dhe gjyqtarët. Është parë qartë frika, pasuria e tyre, dhe për atë janë dhënë mendime për VETTING, por pushteti i vendosur nga subjektet korruptive nuk ka vepruar në shërimin e tyre. Nga IKD u vërtetua se në çfarë niveli e kemi këtë sistem, përkatësisht prokurorinë dhe gjykatat.

Gjetja nga IKD e shkeljeve (17) tregon se ku gjendet ky sistem dhe me çfarë problemesh po ballafaqohet shoqëria e jonë. 17 rastet për disa muaj janë alarmante. Dhe, nëse do të kishim pushtet të pastër, sigurisht se me kompetencë do të merrej me këtë sistem. Por, vetë pushteti i ynë vuan nga dukuritë negative dhe korruptive, e prandaj nuk luftohen me kompetencë këto dukuri në prokuroritë e Kosovës dhe nëpër gjykatat e Republikës, në të gjitha nivelet. IKD dha alarmin. Por çka më pastaj? Asgjë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".