Serbia i ka borxh Kosovës për krimet dhe dëmet e luftës, atë borxh duhet ta laj

Serbia i ka borxh Kosovës për krimet dhe dëmet e luftës, atë  borxh duhet ta laj
Serbia i ka borxh Kosovës për krimet dhe dëmet e luftës, atë  borxh duhet ta laj

Muhamet Kelmendi

  • 24 October 2020 - 09:18

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Deklaratat e diplomatëve gjerman dhe anglez janë shtytje për pushtetarët e Kosovës që të veprojnë. Andaj duhet vepruar në shpejtësi dhe në kompetenca. Pushteti i Kosovës kërkohet të kërkoj që në çfarëdo dialogu, kurdo që thirren në Bruksel, në Uashington etj, të kërkojnë ndërmarrjen e veprimeve konkrete. Këtu mendoj: 1. Në njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, 2. Në kapjen dhe dënimin e kriminelëve serb. Këtu duhet që të kërkohet të formohet një gjykatë ndërkombëtare ndaj Serbisë dhe të gjithë kriminelët të kapen dhe të dënohen. Pa një gjykatë të tillë kurrë krimi dhe gjenocidi serb nuk e merr dënimin e merituar. 3. Të kërkohet kompensimi i dëmit material dhe dëmshpërblimi i dëmit moral dhe 4. Të kërkohen fondet e Kosovës të rrëmbyera. Me shtetin serb janë këto çështje që duhet diskutuar. Jo ndonjë asociacion a komuna të reja etj.

-Është thëne dhe stër thënë që Republika e Kosovës e ka një detyrë kryesore, mbi çdo detyrë tjetër, ngritjen e padisë per gjenocide ndaj shtetit serb. Kjo çështja është prioritet i pushtetit. Nuk ka nevojë shumë për analiza dhe deklarata. Kërkohet aktivitet konkret dhe me fakte për dhunën dhe terrorin, gjenocidin serbomadh ndaj shqiptarëve në Kosovë. Fakte dhe dëshmi ka. Janë në qindra e mijëra familje që i kanë familjarët e vetë të vrarë dhe të masakruar. Shumë dëshmitar janë ende në jetë dhe këtë kurrsesi nuk duhet humbur. Po kështu i kemi edhe 1600 veta të mbytur dhe që gjenden nëpër varre masive në Serbi.

Ata kanë familjar. Ata i njohin vrasësit dhe kriminelët. Këto fakte duhet mbledhur dhe ato duhet dërguar në të gjitha nivelet e BE-së, në SHBA dhe vetë OKB. Rruga është e hapur. Serbët në Kosovë janë të privilegjuar dhe asgjë nuk duhet vepruar. Përkundrazi. Kërkohen ndryshime kushtetuese që të hiqen privilegjet bllokuese dhe jo demokratike të vendosura në Kushtetutë. Serbia i ka borxh Kosovës për krimet dhe dëmet e luftës, atë borxh duhet ta laj. Baza është përgjegjësia penale e shtetit serb dhe dëmshpërblimi. Pa këto çështje nuk duhet diskutuar për asgjë me palën serbe. Çdo gjë tjetër është humbje kohe dhe shumë e dëmshme. Këtë duhet ta ketë të qartë Qeveria e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online”.