Përpjekje e dështuar me fund të dëshpëruar për zhbërjen e Gjykatës Speciale nga Hashim Thaçi

Përpjekje e dështuar me fund të dëshpëruar për zhbërjen e Gjykatës Speciale nga Hashim Thaçi
Përpjekje e dështuar me fund të dëshpëruar për zhbërjen e Gjykatës Speciale nga Hashim Thaçi

Nexhat Haziri

  • 24 October 2020 - 09:25

Shkruan: Nexhat Haziri

Çdo përpjekje e tij për ta kundërshtuar një proces drejtësie, krijon bindjen e fajësisë që ai mbanë për ato që I ngarkohen në aktakuzë, dhe do bënte mirë që këtë proces ta pres me qetësi. Gjykata Speciale nuk është kundër Kosovës, nuk është kundër luftës së UCK-së, është në shërbim të drejtësisë për të zbardhur një anë të errët të veprimtarisë së disa individëve që kanë abuzuar me përgjegjësitë që i kanë pasur gjatë luftës në Kosovë.

-Është shumë evidente dhe e dukshme tentativa e presidentit Thaçi për ta zhbërë Gjykatën Speciale duke u thirrur në mandatin e skaduar të Gjykatës Speciale, dhe përmes ndryshimeve të e propozuara, Thaçi po synon ta ri paraqes ose riformuloj mandatin e kësaj Gjykate përmes Kuvendit të Kosovës, duke penguar që kjo ta përmbush misionin e saj, veprime këto që kanë shtyrë të reagoj edhe vet zyrën e prokurorit special, dhe ky është një shqetësim i madh për këto tendenca të Thaçit për ta penguar drejtësinë e pavarur.

Megjithatë është një përpjekje e dëshpëruar e z. Thaçi në këtë drejtim, pasi në çdo veprim të tij tashmë konsiderohet si konflikt interesi për shkak se ai ka një aktakuzë të propozuar nga zyra e prokurorit të Gjykatës Speciale me të cilën dyshohet për 100 vrasje, dhe është një aktakuzë serioze e cila jo lehtë mund të hedhet poshtë. Edhe vizitat e fundit të Presidentit Thaçi në Bruksel dhe Uashington, ishin pjesë e këtij misioni që përmes lobistëve të ndryshëm Thaçi ka tentuar që gjejë përkrahje për zhbërjen e Gjykatës Speciale, gjithnjë duke u thirrur në skadimin e mandatit të saj. Realisht me këto veprime presidenti Thaçi po e shfaq frustrimin e tij dhe frikën që ka në raport me Gjykatën Speciale dhe aktakuzën e propozuar nga zyra e prokurorit, e cila aktakuzë pritet t’i vërtetohet këto ditë dhe të filloj procesi gjyqësor ndaj tij.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".