Qeveria e Kosovës me të gjitha veprimet po e stimulon veprimin e pa penguar të krimit të organizuar

Qeveria e Kosovës me të gjitha veprimet po e stimulon veprimin e pa penguar të krimit të organizuar
Qeveria e Kosovës me të gjitha veprimet po e stimulon veprimin e pa penguar të krimit të organizuar

Hasan Preteni

  • 24 October 2020 - 13:14

Shkruan: Hasan Preteni

U bllokua këshilli prokurorial, u bllokua policia e në veçanti u bllokua njësiti që do të hetonte dhe do të siguronte prova për Prokurorinë Speciale. Në anën tjetër në baza ditore po lajmërohen rastet brutale të korrupsionit kurse qeveria po e bllokon strukturën e ndjekjes. Qeveria po e liberalizon krimin. Vidhni e zaptoni sa të doni se s’ka kush të ju ndjek, anarki!

Task forca, ashtu si edhe prokuroria speciale, në kohën kur janë krijuar, para 10 vitesh, janë krijesa politike të kohës. Të pa nevojshme dhe jo me qëllim të mirë. Kosova e ka sistemin prokurorial të organizuar, administrativisht, mirë. Prokurori dhe gjykata në tri nivele. Është dashtë që të fuqizohen ato dhe të ju mundësohet të jenë të pavarura nga politika. Tani shuarja e Task Forcës, në këtë moment është krejt politike. Politika e pastroj terrenin për liberalizimin e krimit.

Ndërhyri brutalisht në polici, e shkarkoi drejtorin e zhbëri task forcën e tani vidhnilirshëm! Para disa ditësh kryetari i partisë që e udhëheq qeverinë kërkoi që rasti i Haki Rugovës të hetohet nga Prokuroria Speciale! Fillimisht e shkarkuan drejtorin e policisë sepse e hapi hetimin, tani kur vetë kërkuan hetimin nga prokuroria speciale, e zhbënë task forcën që ishte dashtë të hetoj rastin. Kërkoi të hetohet nga institucioni të cilin e zhbënë. Politikë e brishtë dhe ndërhyrje flagrante në sistemin e sigurisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".