E vërteta po del lakuriq në shesh, hajnat e vjedhin shtëpinë e vetë, prandaj e vjedhin shtetin

E vërteta po del lakuriq në shesh, hajnat e vjedhin shtëpinë e vetë, prandaj e vjedhin shtetin
E vërteta po del lakuriq në shesh, hajnat e vjedhin shtëpinë e vetë, prandaj e vjedhin shtetin

Arsim Haziri

  • 25 October 2020 - 08:41

Shkruan: Arsim Haziri

Hajnia si ves e dozë e dehumanizmit është gjëja më e besueshme që gjendet tek liderët institucional, sa aq besueshëm praktikohet sikur të ishte vlerë e shëndetshme njerëzore. Gjithkund ajo po jetësohet, ama në çdo gjë. Skandali me vjedhjen e milionave përbën njërin ndër shumë skandale, madje më peshues se kjo hajni është hajnia e demokracisë, që edhe rezultoi edhe me krijimin e kësaj qeverie tërësisht të pandërgjegjshme. Dhe, çdo gjë që flitet për këtë sistem korruptues është e tepërt përveç votës e cila përbën shkakun drejt të mirës së drejtë.

Për mua do të ishte befasi sikur nga këta njerëz që e kanë kapur shtetin të mos abuzohej me paranë publike. E njohim fare mirë logjikën e tyre politike dhe ideologjike, është një politikë dhe logjikë pa logjikë shoqërore, e cila duke qenë në mungesë të frymës së ndërtimit të shtetit dhe vënies në interesin e përgjithshëm publik, nuk po bëhet, nuk po realizohet ajo që është e përgjithshmja, zhvillimi në ekonomi e mirëqenie sociale, drejtësi, shëndetësi dhe bujqësi. Prandaj është më shumë se urgjente që të ç’kapet shteti nga kapësit tradicional që e kanë shkatërruar tash e dy dekada, sidomos pas shpalljes së pavarësisë kur timonin e qeverisjes e morën në drejtim nga timonierët e administratës ndërkombëtare-UNMIK-ut. Vendit i duhet fytyra tërësisht të reja , ama jo sic i duan politikanët destruktiv, ata që po e bëjnë të tyren, e jo edhe atë të të gjithëve, shtetin. Vetëm hajnia nuk braktiset dhe nuk vidhet, referuar atyre politikane që kanë qeverisur në Kosovë. Hajnia, ky fenomen me i besueshëm për të ndodhur. Ndoshta edhe asgjë s’mund të ndodhë, përveç hajnisë. Hajnia, realizuar nga bërësit e publikes, është bërë problemi bazik dhe njëri ndër shkaktarët pse vendi ynë assesi s'mund ta prekë edhe vijën drejtë përngjasimit të vendeve të zhvilluara. Është befasi sikur të mos ndodhte hajnia, aq shumë është praktikuar brenda institucioneve sa është shndërruar në besim qytetar për çdo qeveri të ardhur.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".