Qeveria Hoti buzë greminës, votimi i buxhetit për vitin 2021 vetëm me konsensus për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Qeveria Hoti buzë greminës, votimi i buxhetit për vitin 2021 vetëm me konsensus për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Gani Qarri

  • 25 October 2020 - 16:24

Shkruan: Gani Qarri

Kështu që vetë kreu i LDK-së, pas takimit të së premtes me përfaqësuesit e partive politike,LDK- AAK-NISMA dhe PDK AAK një ditë më parë, ka deklaruar se të gjithë janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje, nëse gjendja vjen deri aty,sa të mos mund të gjejnë koncensus politik dhe pajtohen për të zgjedhur me kompromis ndërpartiak presidentin e ri të vendit.

Pas problemeve të vazhdueshme dhe pakënaqësive të theksuara edhe brenda vet koalicionit minor, që po përcjellin qeverinë aktuale, opsioni i zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme, mbetet mundësia e vetme e krijimit të stabilitetit politik dhe institucional në vend, pasi që koalicioni aktual LDK-AAK-NISMA nuk e ka as numrin minimal të votave, për të funksionuar si qeveri e pakicës dhe nuk mundë ti kalojë as ligjet, për të cilat kërkohet shumica e thjeshtë e votave të deputetëve

Për aq më tepër,vet marrëveshja politike për miratimin e Ligjit të Buxhetit për vitin që vjen,e cila kërkon koncensus të gjerë në Kuvend, pritet të jetë çelësi i marrëveshjes edhe për zgjedhje të reja në 2021-tën, vit zgjedhor që duhet ta sjell edhe mandatin e ri të Presidentit të vendit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".