Zbulohet zinxhiri i vërtetë kriminal i vjedhjes elektronike të 2 milion euro nga thesari iu shtetit të Kosovës

Faik Krasniqi

  • 26 tetor 2020 - 13:51

Shkruan: Faik Krasniqi

Sipas asaj skeme çdo gjë ka qenë e planifikuar, ashtu siç i kanë vjedhur me miliarda në Kosovën e pasluftës. Asgjë nuk ndodh rastësisht, ashtu siç nuk ka ndodhur me qindra skandale të tjera. Politikë-drejtësi-biznese kriminale janë të gjitha bashkë në krim të organizuar. Nuk e lëshojnë njeri-tjetrin!

Në Kosovë edhe shumë "vetëvrasje" që kanë pasur motive politike janë cilësuar si "vetëvrasje". Edhe sot insistohet që kanë qenë "vetëvrasje". Hajnat gjejnë gjithmonë arsyetime. Arsyetojnë edhe avullimin ose më mirë të themi miliardat e vjedhura. Ta zëmë që paska qenë sulm kibernetik. Pse nuk ndodhi që nga 17 xhirollogaritë e derdhura këto mjete, të shkojnë tek ndonjë qytetar i thjeshtë. Te ndonjë pensioner i gjorë ose ndonjë familje që jeton me asistencë sociale, por shkuan tek kompani të ndryshme që kanë lidhje me njëra-tjetrën, ose me ndonjë parti dhe politikanë.

Shkrimetnëkëtërubrikënukshprehinqëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".