Sot ose kurrë më, Kosovës i duhet unitet në politikë për ta gjunjëzuar Serbinë

Sot ose  kurrë më,  Kosovës i duhet  unitet në politikë për ta gjunjëzuar Serbinë
Sot ose  kurrë më,  Kosovës i duhet  unitet në politikë për ta gjunjëzuar Serbinë

Ragip Guraziu

  • 26 October 2020 - 17:41

Shkruan: Ragip Guraziu

Pozita dhe opozita e këtij mandati në parlament e kanë para vetes një shans historik që ti lënë anash interesat e ngushta parciale dhe të rreshtohen para interesave nacionale sepse në procesin e dialogut kemi të bëjmë me politikan, ish bashkëpunëtor të ngushtë të Slloban Millosheviqit, të cilët me taktikat e tyre deri më tani e kanë dërguar procesin në favor të Serbisë, duke u shtirë mjeshtërisht karshi ndërkombëtareve herë si mace, herë qenë, herë si lepuj, e herë si derrat e egër sepse janë mjeshtër të zbatimit të taktikave perfide mashtruese politike, madje duke synuar edhe arritjen e qëllimit të përçarjes së strukturave politike dhe shtetërore të Kosovës.

Kjo duhet, sepse mund të bëhet, të arrin të bashkohet me një qëllim dhe me një platformë , për të ju kundërvënë paralajmërimeve serioze të Serbisë dhe lobit evropian që mbështetin një marrëveshje kompromisi në dëm të Kosovës, në fazën kur po dialogohet për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme për të dyja palët, me ndërmjetësimin ndërkombëtar. Pra, tani ose kurrë është është momenti për veprim, është momenti kritik për unitet politik tani. Ndryshe,kjo klasë politike do mbaj përgjegjësi kombëtare e historike pa marrë parasysh, pozitë e opozitë, dhe ky unitet duhet të arrihet sa nuk është bërë vonë.

Kur kemi parasysh se edhe ideatori i ndryshimit të Kushtetutës së Kosovës Mirosllav Lajcak, në fjalimin e tij në Forumin e Sigurisë Beograd i cili është mbajtur virtualisht në Beograd, ka thënë se zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë e dhimbshme dhe palët duhet të përgatiten për këtë atëherë bashkimi politik rreth një qëllimi, i spektrit politik të Kosovës është tepër i domosdoshëm. Mos të harrojmë se projekti i marrëveshjes me kompromis që do ta dëmton Kosovën, sipas Lajçakut, konsiston në këto pika kryesore që e arsyeton ai: normalizimi i marrëdhënieve, kinse zgjidhjet në pajtim me normat dhe vlerat evropiane që sjellin rajonin më afër, dhe e treta. kontributin në stabilitetin rajonal. Prandaj sipas Lajçakut zgjidhja do të jetë një kompromis i dhimbshëm, por ata që e bëjnë do të jenë në anën e duhur të historisë. E kjo zgjidhje që po paralajmërohet, si ofertë e përgatitur, pa një unitet, për Kosovën do jetë humbje e pa kthyeshme historike për gjithë ne.

Nga ana tjetër edhe presidenti serb Vuçiq ka thënë se sa i përket marrëveshjes me Kosovës nëse palët duan zgjidhje ajo duhet të jetë me kompromis me të cilin do të jenë të kënaqura njësoj të dyja anët, prandaj për ata që marrin vesh, dhe dëgjojnë mirë, kambanat po bien. Spektri politik i Kosovës duhet të flet me një zë, për një qëllim të përbashkët nacional, dhe marrëveshje që do të negociohet duhet të bazohet në parimet e fuqishme të respektimit të njëri-tjetrit nga palët dhe jo për tu nënshtruar ndaj presionit për kompromis që dëmton interesin e vendit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".