Krimi i organizuar i futur në pushtet i avulloi 2 milion euro për ti trashur xhepat e vetë

Krimi i organizuar i futur në pushtet i avulloi 2 milion euro për ti trashur xhepat e vetë
Krimi i organizuar i futur në pushtet i avulloi 2 milion euro për ti trashur xhepat e vetë

Dardan Grapci

  • 27 October 2020 - 07:35

Shkruan: Dardan Grapci

Këto 2 milionët e humbura nuk kanë të bëjnë fare me kibernetizëm, sepse po të ishte ashtu, unë mendoj që jo 2 milion, por 2 miliard euro do ishin AVULLUAR sa që askush nuk do e kishte ditur se ku kanë shkuar, prandaj kjo ka qenë e qëllimshme që të pasurohen vetë familja i atij që e kanë bërë këtë veprim kinse kibernetik.

Korrupsioni është korrupsion dhe ligji është ligj, ku askush nuk është mbi ligjin, por disa pushtetar të cilët janë nëpër pozita të larta shtetërore ku ata janë përgjegjës për vendim-marrjet serioze po e keqpërdorin detyrën e tyre për kënaqësitë e tyre shpirtërore duke i mbushur llogarit e tyre bankare kinse në emër të firmave, ku këto para kanë qenë të popullit të Kosovës. Për qytetarët e varfër të Kosovës, 2 milionë euro sot janë shumë para, duke e shikuar gjendjen aktuale të papunësisë që e kemi, sepse po të kishim pas sistem të punësimit me të ardhura minimale 800 euro dhe ajo maksimale 5000 euro, atëherë askush s’do të ishte korruptuar apo rrezikuar vendin e tyre të punës.



Transaksionet elektronike asnjëherë nuk mund të keqpërdoren, vetëm nëse filan fisteki dëshiron të manovroj ilegalisht, sepse kur sot jemi në shekullin XXI dhe ku teknologjia po bëhet dita – ditës më revolucionare në jetët e qytetarëve, sidomos tek të rinjtë, në Kosovë ne kemi njerëz që e quajnë veten HAKER por në fakt nuk i dinë bazat elementare të informatikës siç është rasti konkret i Zafir Berishës ku është zgjedhur si kordinator për siguri kibernetike.

Grupi punues për strategjinë shtetërore të sigurisë kibernetike në këtë plan të veprimi 2020-2025 duhet të zgjedhin kuadro të rijnë të cilët i kanë të kryera dhe përfunduara studimet për IT dhe siguri kibernetike në kolegje shtetërore apo private siç është CISCO. Për ta luftuar krimin kibernetik është e pamundur, por për ta parandaluar është nevojshme dituria kibernetike dhe njohuria në IT siç është MS-DOS, COMMAND PROMPT, HTML etj.

Vjedhja e 2 milion eurove është thjeshtë një ndërhyrje për ti larguar qytetaret nga vëmendja e politikës e cila ka të bëj me reciprocitetin dhe formimin e asociacionit me komuna serbe.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".