Zgjedhjet e shpejta nuk janë zgjidhja e duhur, kërkohet një organizim i ri politik që kapësit e shtetit të mos rikthehen në pushtet

Zgjedhjet e shpejta nuk janë zgjidhja e duhur, kërkohet një organizim i ri politik që kapësit e shtetit  të mos rikthehen në pushtet
Zgjedhjet e shpejta nuk janë zgjidhja e duhur, kërkohet një organizim i ri politik që kapësit e shtetit  të mos rikthehen në pushtet

Blerim Burjani

  • 27 October 2020 - 12:47

Shkruan: Blerim Burjani

Kemi një deficit demokratik, kemi një mashtrim të madh popullor, qytetarët po përballen prej një mashtruesi në tjetrin, e zgjidhje nuk ka. E kjo zgjidhje duhet të vij nga organizimi i ri politik i inteligjencës dhe biznesit të cilët të gjithë janë të zhgënjyer me këtë klasë politike.

Zgjedhjet nuk janë zgjidhjet e duhur tash për tash, pavarësisht situatës në të cilën gjendet Kosovë. Pse të ketë zgjedhje tani kur ato do të shërbenin vetëm për riciklim të të njëjtëve që janë në politikë dhe mbajnë përgjegjësinë për dështimet e deritanishme, të gjithë së bashku, asnjë nga këta që janë në politike, pozitë dhe opozitë, nuk mundë të shfajësohen as të amnistohen për gjendjen aktuale. Pra nuk ka ndonjë arsye për zgjedhje që do të shërbenin vetëm për riciklim dhe në fund të fundit këta mbeten të njëjtë, dhe qytetari nuk ka alternativën se për çfarë duhet votuar.

N

ë këtë rast do të detyrohet të votoj për kapësit e buxhetit, e të tillë janë të gjithë së bashku, kjo klasë aktuale që janë edhe pozitë edhe opozitë. Qytetarët duhet të gjejnë një zgjidhje të re , duhet organizim i ri politik apo rikompozim i skenës për tu liruar nga PDK- LDK- AAK- NSMA dhe VV-ja. Këto të gjitha kanë dëshmuar veprime të njëjta, dikush shumë keqe edhe dikush më pak keq , por një të përbashkët e kanë, punësimi i pa bazë profesionale por me bazë partiakë, nepotiste, shkepje të posteve si në dasma, siç është rasti i Ramushit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".