Lidhja e Devollit me strukturat e fshehta serbe po e synojnë shkatërrimin e Telekomit si pjesë e planit për rrënimin e shtetit të Kosovës

Lidhja e Devollit me strukturat e fshehta serbe po e synojnë shkatërrimin e Telekomit si pjesë e planit për rrënimin e shtetit të Kosovës
Lidhja e Devollit me strukturat e fshehta serbe po e synojnë shkatërrimin e Telekomit si pjesë e planit për rrënimin e shtetit të Kosovës

Xhevat Meha

  • 29 October 2020 - 17:55

Shkruan: Xhevat Meha

Po të kishim në funksion shtetin e Kosovës kontrata me Devollët, nga gjyqësia do të shpallej si e dëmshme, palët nënshkruese do të shpalleshin se kanë kryer veprime kriminale. Kur palët nënshkruese që në këtë kontratë janë menaxhmenti i Telekomit dhe Devollët shpallen nga gjyqësia se kanë kryer veprime kriminale, atëherë përveç dënimeve do të hapej rruga për konfiskimin e pasurisë së krijuar nga veprimet kriminale. Pikërisht për të parandaluar këto veprime, që janë fillim i çmontimit të “drzhaves” së Kosovës për të liruar vend për ndërtimin e shtetit të Kosovës, bosët e krimit krijuan qeverinë e tanishme. Nuk ka fillim të çmontimit të “drzhaves” së Kosovës për të liruar vend për ndërtimin e shtetit të Kosovës pa pasur qeveri që ndërtohet nga individët që kanë vullnet të pathyeshëm për të kryer këto punë.


Bllokimi i xhirollogarive të Telekomit të Kosovës nga Devollët dëshmon nivelin e konsoliduar të sundimit të krimit të organizuar, dëshmon nivelin e konsoliduar të funksionimit të “drzhavës” së Kosovës. Ky nivel i konsoliduar është arritur kur përdorën institucionet e Kosovës për nevoja të krimit të organizuar si themel mbi të cilin është ndërtuar dhe funksionon “drzhava” e Kosovës nga strukturat e fshehta serbe.
Kontrata me Devollët është vetëm një nga kontratat e shumta, vërtetë të shumta të dëmshme. Nënshkrimi i kontratave të dëmshme për ndërmarrjet dhe institucionet e Kosovës ka qenë dhe vazhdon të mbetet mekanizëm i përdorur nga rrjeti i strukturave të fshehta serbe fillimisht për ndërtimin e “drzhaves” së Kosovës e tani për mbajtjen në funksion të “drzhaves” së Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".