Këta fundërrina që po ndotin shtetin duhet ti ndëshkon populli, ju tregoj unë sa gënjeshtra i bënë brenda ditës Hashim Thaçi

Faik Krasniqi

  • 30 October 2020 - 07:34

Shkruan: Faik Krasniqi

Njerëz të pa cipë. Nuk bënë t'i gëzohemi Gjykatës Speciale, jo për shkak të individëve, por për shkak të Kosovës. Një popull i dobët pret që të goditet nga diçka për të shpëtuar nga keqbërësit. Kjo tregon se sa të mjerë jemi. Populli është ai që duhet t'i pastrojë këta fundërrina, dhe jo të presim Gjykatën Speciale. Aty tek vendi, tek kutitë e votave!

Hashim Thaçi prej që se është në skenën politike nuk mbaj në mend të ketë thënë diçka të vërtetë. Gënjeshtra dhe vetëm gënjeshtra. Ka pasur raste kur brenda ditës e ka demantuar vetveten disa herë. Në mëngjes fliste ndryshe, në drekë ndryshe, në darkë krejt ndryshe. Në skenën politike të Kosovës dhe me këtë popull naiv, Hashim Thaçi mundë të mbijetojë në skenën politike edhe me dekada të tjera. Jo vetëm ai, por shumica e politikanëve që na kanë vjedhur dhe gënjyer për dy-tre dekada. Në botën normale këta nuk do të ishin në politikë, por në profesionin e tyre.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".