Nënshtrimi i sistemit të drejtësisë ndaj Oligarkëve Devolli për aferën Telekom zbulon emblemën e vërtetë të krimit të organizuar që ka kapur majat e shtetit

Nënshtrimi i sistemit të drejtësisë ndaj Oligarkëve Devolli për aferën Telekom zbulon emblemën e vërtetë të krimit të organizuar që ka kapur majat e shtetit
Nënshtrimi i sistemit të drejtësisë ndaj Oligarkëve Devolli për aferën Telekom zbulon emblemën e vërtetë të krimit të organizuar që ka kapur majat e shtetit

Muhamet Kelmendi

  • 30 October 2020 - 07:42

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Pa e luftuar politikën që ka lejuar dhe ka bërë të mundur këtë gjendje, sikundër edhe kompetentët në Telekom, në kohën e tillë, kurrë nuk mundë të kapen, as krimet në fushën tregtare, në financa, në ekonomi e në bujqësi. Të gjitha këto fusha të mbushura me krime lidhjen e kane pasur dhe e kanë në politikë. Shih pasurinë që e kanë politikanët, gjyqtarët, prokurorët, deputetët, administratorët, kryetarët e komunave, anëtarët e bordeve e menaxherët nëpër firmat publike dhe, natyrisht bindesh se në çfarë niveli e kemi krimin. Të shpresojmë se më në fund do të vije VETTING-u si i vetmi shpëtim për Kosovën.

-Shembull tipik i kriminalitetit te organizuar dhe te lidhur midis dy fushave, asaj politike dhe ekonomiko-tregtare, është rasti me Telekom. Ky rast tregon një forcë dhe energji të madhe kriminale që ekziston në pushtetin e Republikës. Dhe, natyrisht se kurrë nuk mundë të luftohet ky kriminalitet, pra, vetëm subjekti ekzekutues, si është DEVOLLI, pa i kapur kompetentet në politikën e atëhershme, nga Kryeministri dhe ministrat kompetent,dhe vetë Telekomi që e nënshkruan kapitullimin para matrapazëve të ndërtuar në Kosovë. Gjykatat në këtë anë janë gjithashtu të frikësuara dhe nën ndikim. Këtej nuk mundë të pritet ndonjë verdikt i drejtë dhe që e shpëton Telekomon. Kjo, për faktin se kemi një lidhje mirë të organizuar dhe të mbrojtur nga nivelet politike. Për atë nuk mundë të luftohen dukurit kriminale dhe natyrisht se as rasti në mes Telekomit dhe Devollëve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".