Mjeshtria e mafies shqiptare për ta vjedhur shtetin, edhe Kosova sikur Shqipëria

Mjeshtria e mafies shqiptare për ta vjedhur shtetin, edhe Kosova sikur Shqipëria
Mjeshtria e mafies shqiptare për ta vjedhur shtetin, edhe Kosova sikur Shqipëria

Skender Kapiti

  • 30 October 2020 - 07:53

Shkruan: Skënder Kapiti

Kosova, sistemi i drejtësisë në Kosovë ka dështuar, dhe për pasojë ka dështuar lufta kundër krimit të organizuar, kundër krimit të vjedhjes dhe krimit të korrupsionit. Sistemi i drejtësisë është fytyra e një shteti ligjor e modern, është tregues i demokracisë së një vendi. Pa drejtësi dhe pa sundim të ligjit nuk ka stabilitet, zhvillim dhe as progres social e demokratik dhe rrjedhimisht as Liberalizim vizash për qytetarët e Kosovës dhe as integrim në BE.

Kur arrihet që të vidhet edhe thesari i shtetit, atëherë vjen edhe pyetja se çfarë ka mbetur në Kosovë pa u vjedhur e grabitur?! A ka skandal më të madh për një shtet kur ndodh edhe nje gjë e tillë. A mos vallë Kosova nuk deshi që ta lë Shqipërinë te vetme në këtë lloj skandali, pasi edhe në Shqipëri ka ndodhur disa vite më parë vjedhja e floririt të thesarit të shtetit. Këtij skandali të cilit i kanë paraprirë hajnit dhe grabitjet e trojeve, të ndërmarrjeve e të pasurive strategjike kombëtare, që i kanë paraprirë edhe vjedhjet e abuzimet me paranë publike nëpër tenderë, ankande e privatizime me çmime për një euro e kanë nxjerrë Kosovën në ankand. Edhe arrestimi i krye komunarit të Istogut, Haki Rugova , dhe ai tjetri i pezullimit të Task Forcës Anti-Korrupsion vërtetojnë derexhenë dhe degradimin e drejtësisë në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".