Mungesa e përkohshme e Presidentit

Mungesa e përkohshme e Presidentit
Mungesa e përkohshme e Presidentit

Riza Smaka

  • 01 November 2020 - 13:30

hkruan: Prof.  Dr. Riza Smaka  


Në rastin kur, Presidenti i RK-së, nuk është i aftë përkohësisht për të ushtruar  funksionin përkatësisht për t’i përmbushur përgjegjësitë e veta,ai , v u l l n e t a r i sh t,  mund t’ia kalojë detyrat e postit të tij Kryetarit të Kuvendit të RK- së!

Nëse kundër Presidnetit aktual të RK-së  do të ngritej aktakuzë penale e plotëfuqishme , do të mund të ndodhte qe ai të   paraqiste dorëheqjen nga posti i Presidentit qe do të thotë se nuk do të ishte   detytimisht i obliguar për ta ofruar dorëheqjen e vetë, përderisa , çfarëdo aktakuze , juridikisht është  hipotezë, që mund të konfirmohet me aktgjykim dënues përfundimtar por mund të ndodhë edhe e kundërta çfarë ishte rasti me z. Ramush Haradinaj-n. Deri në rastin më të keq të mundshëm të shpalljes përfundimtare fajtor dhe të caktimit të dënimit, kush do pra, A Fortiori,  aq më parë Presidenti , konform me parimin e inocencës , do të konsiderohej i pafajshëm.


Zgjidhja  e tillë kushtetuese shprehimisht i referohet gjendjes shëndetësore por , konform me Analogia  Juris-in dhe Analogia Legis-in , do të mund të trajtohej edhe situata e ndalimit - arrestimit eventual të Presidentit për një periudhë të caktuar.



Kalimi   i kompetencave të Presidentit   në atë të Kryetarit të Kuvendit bëhet me urdhër shkrimor i cili  duhet të përmbajë periudhën dhe shkaqet e kalimit të përgjegjësive të tia.

Urdhrin  shkrimor Presidenti do të jepte  fakultativisht nga se kalimin e përgjegjësive e bën  vullnetarisht e jo imperativisht!

Presidenti i RK-së do të  rifillonte ushtrimin e funksionit të vetë pas skadimit të shkakut apo shkaqeve penguese për periudhën e caktuar.

Nga momenti i tillë , Kryetarit të Kuvendit do t’i pushonte   autorizimi i ushtrimit të funksionit të Presidentit!

Në rastin kur nuk ndodhë kalimi vullnetar i përgjegjësive ,  pas konsultimit me konsiliumin mjekësor , me shumicën e kualifikuar të  votave të Kuvendit vendoset që Presidenti është përkohësishi i paaftë për t'i  ushtruar funksionet e veta dhe Kryetari i Kuvendit të RK-së caktohet ushtrues detyre i Presidentit   deri sa ai të jetë i aftë për ushtrimin e përgjegjësive të veta!

Posti i ushtrimit  të detyrës së Presidentit të RK-së nuk mund të ushtrohet  për periudhë kohore më të gajtë se gjashtë muaj!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".