Lexoni edhe:
Me qeverinë luftënxitëse në Serbi nuk mundë të zhvillohet dialog për paqe dhe normalizim
Shkruan: Ragip Guraziu
Deri më tani asnjë mega skandal që ka ndodhur nuk ka rezultuar me arrestim gjë gjykim përfundimtar të rastit. Nuk ka shkuar askush në përgjegjësi për vjedhjen e drogës në dhomën e dëshmive në lokalet e Policisë së Kosovës. Nuk është shkuar askush në përgjegjësi as për vjedhjen e gjërave me vlerë në Pejë. Në të dyja rastet janë të instaluara edhe kamerat e sigurisë 24 orë. Kjo rrugë e trazuar që Kosovën po e dëmton po se po,por edhe po i'a humbë imazhin edhe rajonal, ndërkombëtarë, e botëror. Ishin tri Skandalet e fundit që dëmtuan imazhin e Kosovës, në mungesë të Sundimit të Ligjit,bëri jehonë edhe në gjithë botën.
-Tri skandalet e fundit që dëmtuan imazhin e Kosovës, në mungesë të Sundimit të Ligjit, bëri jehonë edhe në gjithë botën. Edhe kështu na le të kuptojmë; se kanë dërmuar dhe po e dërmojnë imazhin e shtetit të Kosovës, fushën e sundimit të ligjit, tri skandalet e fundit që e goditën shtetin e Kosovës. Janë dy milionët e vjedhur nga thesari dhe arka e shtetit, me dokumente në AVUK, që e kanë degraduar imazhin e shtetit jo vetëm te qytetarët por edhe në rrafshin ndërkombëtar të Kosovës.
Kur kësaj i shtohet edhe arrestimi i kryetarit te Istogut Haki Rugova, për keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe vendimi për pezullimin e Task Forcës Anti-Korrupsion, sa do të ndikohet në hezitimin dhe arsyetimin e shteteve skeptike brenda BE-së rreth qëndrimit negativ për mos liberalizimit të vizave për Kosovën. Dihet fare mirë që BE është e informuar maksimalisht për strukturat institucionale, dhe ka vënë në kriter kryesore luftimin e korrupsionit, që donë të thotë se krimi ndodhet në hierarkinë e lartë shtetërore dhe se arrestimet eventuale në stadet e ulëta, nuk llogariten luftim krimi.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".