Me qeverinë luftënxitëse në Serbi nuk mundë të zhvillohet dialog për paqe dhe normalizim

Me qeverinë  luftënxitëse në Serbi nuk mundë të zhvillohet dialog për paqe dhe normalizim
Me qeverinë  luftënxitëse në Serbi nuk mundë të zhvillohet dialog për paqe dhe normalizim

Muhamet Kelmendi

  • 02 November 2020 - 07:11

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Mbi 20 mijë femra shqiptare janë të përdhunuara, dhe maltretuara e të mbytura nga kriminelët serb. Mbi 14 mijë shqiptar janë të vrarë dhe mbi 1 milionë vetë janë dëbuar nga shtëpitë e tyre jashtë vendit. Kur edhe tash qeveritarët në Beograd betohen për të bërë çdo gjë që Kosovën ta ripushtojnë... Jo, me shtetin kriminal serb nuk dialogohet. Kosova është shtet dhe pa njohje kurrë nuk kontaktohet me askënd nga Serbia. Kriminelët dhe fashistët kurrë nuk bëhen liridashës dhe as demokrat. Ata punojnë kundër lirive të veta dhe të tjerëve.

Në Beograd u krijua Qeveria e re dhe me atë rast si krimineli Vuçiq, ashtu edhe gruaja mashkull Bernabic, u deklaruan dhe u betuan se kurrë nuk do të heqin dorë nga Kosova serbe. Ky ishte një betim shumë i zellshëm dhe që tërheqë me vete përgatitjen e këtij shteti për luftë të re në Ballkan. Ndryshe si mund të nënkuptohen betimet për shoveno-fashistët para deputetëve për të punuar në arritjen e futjes së Kosovës nën Serbi, përveç se me luftë. Deklarimet e tilla duhet ta shqetësojnë çdo forcë liridashëse brenda dhe jashtë. Në veçanti kërkohet tash një reagim nga vendi dhe nga BE e SHBA-të. Qeveria e Kosovës nuk është aty për të u angazhuar në ndarjen e posteve qeveritare dhe në krijimin e koalicioneve të reja. Natyrisht as për krijimin e situatës që një matuf me emrin Isa Mustafa, me të kaluar shumë të dëmshme dhe të tashme kriminale, të zgjidhet President i Republikës. Rasti në Beograd duhet ta shqetëson shumë Qeverinë.

Ajo duhet të reagoj te të gjitha qendrat e BE-së. Duhet të protestoj në Berlin, në Londër e në Uashington, në Tokio e në Paris, në Romë e në Ankara, në Oslo e në Bruksel, kudo nëpër qendra dhe në mekanizma ndërkombëtar. Betimi serbomadh duhet të jetë bazë për ndërprerje të çdo kontakti me shtetin kriminal serb. Qeveria zgjidhet për ta ruajtur shtetin dhe popullin, territorin dhe integritetin e shtetit.

Nuk është qeveria aty për pozita, vjedhje e veprime korruptive. Ajo është aty për të ecur shteti dhe për të ruajtur sovranitetin e shtetit të Kosovës. Me deklaratat e Qeverisë në Beograd u bashkua me veprime e deklarime edhe përfaqësuesi i BE-së Mirosllav Lajçak. Ai deklaroi në Beograd se Kosova duhet ta ndërrojë Kushtetutën për të formuar Asociacionin serbë me pushtet ekzekutiv. Këtu është bashkimi me kriminelin Vuçiq e Daçiq , si dhe me gruan mashkull Bërnabiq. Pikërisht për këtë kërkohen veprime konkrete e pikërisht:

1. Ndërprerjen e menjëhershme të kontakteve me shtetin serb në Bruksel,

2. Të kërkoj që Brukseli të dënoje deklaratat e bëra në Kuvendin e Serbisë,

3. Të kërkoj shkarkimin e Lajçakut nga detyra e dhënë nga BE-ja për ndërmjetësim mbi bazën e animit kriminal në anën e shovinistëve serb dhe

4. Mos të dialogoj me shtetin serb pa njohje reciproke. Vazhdimi i dialogimit të deritashëm është i dëmshëm dhe i papranueshëm për Kosovën. Nuk duhet më për të vazhduar me temat shkatërrimtare. Njohja e shtetit është bazë për dialogim.Këtej duhet të kthehet defatoria Skënder Hyseni nga Brukseli në Prishtine dhe mos të vazhdohet me kontakte.

Nuk ka pse të bisedohet me Beogradin që synon pushtimin e Kosovës dhe që për atë edhe betohen solemnisht në Kuvendin e shtetit kriminal serb. Kjo nuk shkon. Me kriminelët fashist serb të Beogradit nuk dialogohet! Si mundë të dialogon shteti i Kosovës me shtetin serb kur mbi 40 varre masive të shqiptarëve të masakruar gjenden në këtë shtet kriminal! Ende mbi 1600 shqiptare gjenden të varrosur në varret masive në Serbi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".