Një Gjykatë Ndërkombëtare për Krimet Serbe të luftës

Një Gjykatë Ndërkombëtare për Krimet Serbe të luftës
Një Gjykatë Ndërkombëtare për Krimet Serbe të luftës

Muhamet Kelmendi

  • 04 November 2020 - 07:55

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Kuvendi dhe Qeveria, Kosova duhet të kërkojë ndërtimin e një Gjykate ndërkombëtare për dhunën, terrorin dhe gjenocidin serbomadh. Kemi thënë dhe e përsërisim me mijëra herë gjenocidin serb. Shteti serb ka përgjegjësi për 14 mijë shqiptar të varrë dhe të masakruar, sikundër dhe për 1 mijë fëmijë të vrare dhe për 20 mijë femra të përdhunuara. Këtej kemi mbi 30 miliardë dëme etj. Gjithashtu u dëbuan mbi 1 milionë shqiptar me dhunë dhe terror. Pra, kemi një dhunë me intensitet për të zhdukur kombin shqiptar në Kosovë. Ky gjenocide është i rëndë dhe me një a disa kriminel serb të dënuar nuk bëhet përgjegjësia. Është i tërë shteti përgjegjës dhe i tërë shteti serb kërkohet të dënohet për gjenocid. Vetëm kështu vihet drejtësia në vend.

-Nuk ka fare nevojë që të bëhen ndryshime kushtetuese për të ndalur veprimtarinë e Gjykatës Speciale mbi Kosovën. Kjo, për faktin se në Kushtetutën e Kosovës nuk ka afate të përcaktuara. Afatizimi ka ardhur si rrjedhim i vendimit të Kuvendit të Kosovës kur e ka formuar Gjykatën Kushtetuese për Kosovën. Ky afat ka skaduar dhe de-jure kjo Gjykatë është inekzistente. Gjykata Speciale ka pasur afat deri në gusht dhe nga kjo kohë nuk ka të drejtë të vepron juridikisht. Nuk ka të drejtë të bëjë hetime, të marr në pyetje dhe të akuzoj qytetarët e Kosovës.

Këtej, edhe deklarata e Thaçit për ndryshme kushtetuese edhe deklarata e Josep Borrel nuk kanë fare efekt juridik. Ato janë deklarata politike dhe tejet kontradiktore. Por, duhet thënë se Thaçi bartë përgjegjësi për këtë gjykatë. Tash po shihen pasojat, jo në kuptimin e përgjegjësisë së Thaçit e Veselit, apo të tjerëve, por në baraspeshën që të barazohet gjenocidi serb me disa raste kriminale. Kjo është e pa pranueshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".