Qeveria Hoti ja ka huqur shumë keq në fillimin e dialogut me Serbinë

Qeveria Hoti ja ka huqur shumë keq në fillimin e dialogut me Serbinë
Qeveria Hoti ja ka huqur shumë keq në fillimin e dialogut me Serbinë

Ragip Guraziu

  • 04 November 2020 - 19:17

Shkruan: Ragip Guraziu

Kreu i LDK-s ka deklaruar se kosovarët e kanë dëgjuar edhe betimin e çdo ministri serb , sipas të cilëve do të jenë të përkushtuar fuqishëm për ruajtjen e Kosovës e Metohisë, si thonë atë, brenda Republikës së Serbisë prandaj me këtë logjikë nuk mundë të shkohet në bisedime me Serbinë. Mustafa shkon edhe më larg, akuzon BE-në edhe për bllokimin pa të drejtë të liberalizimit të vizave, duke harruar se krimi dhe korrupsioni në Kosovë po lulëzojnë dita ditës dhe janë fenomene tërësisht të pa prekshme nga drejtësia.

Kur i referohemi edhe liderit të LDK-së, z. Isa Mustafa, që flet për dialogun me Serbinë dhe pengesat që po dalin në këtë proces, atëherë shihet qartë se Kosova u futë me nxitim dhe e pa përgatitur në këtë proces, kurse tani drejtohen akuza karshi BE-së kinse po ja mbanë anën Serbisë. Këto akuza po i bënë tash edhe Isa Mustafa i cili shkon edhe më larg, akuzon BE-në edhe për bllokimin pa të drejtë të liberalizimit të vizave, duke harruar se krimi dhe korrupsioni në Kosovë po lulëzojnë dita ditës dhe janë fenomene tërësisht të pa prekshme nga drejtësia, na le të kuptojmë se gjithë Qeveria që udhëhiqet nga Kryeministri Hoti-LDK-ja, dhe Lideri i saj, Isa Mustafa, yndyra e LDK-së i ka hy kësaj pune si ''pula pa kokë, apo si qorba pa krip'', si thuhet në popull.

Kështu do e paguan shtrenjtë Qeveria e Avdullah Hotit, rifillimin e dialogut me Serbinë krejtësisht në mënyrë të pa përgatitur, pa platformë dhe pa parime, situatë të cilën po e shfrytëzon Serbia për hapjen e temave të diskutuara kaherë edhe gjatë dialogut të ashtuquajtur për çështje teknike, me paramendim Serbia dhe me hapa të sigurt po i realizon me përpikëri atë që e la në gjysmë Kasapi i Ballkanit si po e quajnë tani Sllobodan Millosheviqin, varësit e tij Vuçiqi me kampanjën e tij ,falë budallaçkës qeveritare, Kosovës do i rrezikohet edhe pavarësia me këtë garniturë udhëheqëse, që duhet fshirë nga ky dhe të gjithë dështakët që pas lufta e këndej, prandaj opsion janë zgjedhjet.

Kësaj i thonë hipokrizi e llojit të vetë akuzat që tani kreu I LDK-së Isa Mustafa po ja adreson BE-së për kinse favorizim të palës serbe dhe diskriminimin, mos respektim të shtetit të Kosovës, derisa Mustafa, duke reaguar pas takimit të fundit të grupit të ekspertëve të mbajtur gjatë fundjavës, e ku është imponuar edhe çështja e Asociacionit, ka thënë se me sjelljet e Serbisë, në njërën anë dhe të BE-së, në anën tjetër, dialogu po e humb kuptimin sepse po favorizohet Serbia. Sipas Isa Mustafës, sa po rrjedhë koha, ai më shumë po shndërrohet në instrument të Serbisë për të blerë kohë për ti vënë në harresë krimet e saj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".