Zgjedhjet presidenciale në SHBA i hapin rrugë dinamizimit të përpjekjeve për forcim të paqes në rajon, marrëveshje dhe pajtim mes Kosovës dhe Serbisë

Rexhep Shahu

  • 05 November 2020 - 07:27

Shkruan: Rexhep Shahu

Besoj se do të dinamizohet dialogu, nuk ka bota kohë të merret me zvarritjet e englendisjet serbe e mos seriozitetin e shqiptarëve. Pas zgjedhjeve në Amerikë besoj se do të qartësohet më tej dhe do të fillojnë të këputen fijet e politikës së Kosovës me radikalizmat islamike që hera herës gjejnë vend tek politikanë të ndryshëm. Unë besoj se Kosova nuk do të jetë më biznes politik i pandershëm për asnjë politikan serb apo shqiptar.

-Unë nuk e di se si do të shkojnë bisedimet Kosovë - Serbi, por pas zgjedhjeve në Amerikë besoj se nuk do të tolerohet më që Serbia ta mbajë zvarrë dialogun, por nuk do të tolerohen as drejtuesit e Kosovës që të përdorin dialogun për fushata elektorale. Nuk pret askush që Serbia ta njoh Kosovën sepse Kosova iu hoq me luftë Serbisë dhe politikanët që drejtojnë Serbinë kanë luftuar me armë e janë mundur. Ata nuk pritet ta njohin Kosovën por ata besoj do të detyrohen të mos bëjnë më tej luftë kundër Kosovës. Pas zgjedhjeve në Amerike besoj se Kosova do të shpëtojë nga gjendja pezull.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".