Aleksandër Vuçiq po luan me bandën e Avdullah Hotit si macja me miun

Aleksandër Vuçiq po luan me bandën e Avdullah Hotit si macja me miun
Aleksandër Vuçiq po luan me bandën e Avdullah Hotit si macja me miun

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 05 November 2020 - 07:25

Shkruan: Reshat Badallaj-Zhuriani

Mjaftë më me rrena se ju ka dalë boja. Personalisht jam kundër kësaj bande të Dullës dhe tyxharëve, që të mos shkojnë në bisedime ose të shkohet por të jenë të vendosur sepse Serbia fashiste ditë më parë i tregoi botërisht se çmendojnë për Kosovën, bile ata çetnik thonë edhe Metohija, prandaj duhet të thuhen gjërat shkurt e shqip.

Ju tregoj unë se përse Serbia fashiste luan si mace me miun me bandën e Dullës, bandën e tyxharëve, hajnave dhe me kopilat e Titos, që janë bërë bashkë, sepse së pari, dihet se si erdhi në pushtet kjo bandë hajnash e kopilash. Erdhi për të kapur pushtetin dhe jo për interesat e vendit dhe të qytetarëve të saj. Erdhi shumë e papërgatitur, me njerëz jo kompetentë, me ca zhurmaxhi, poterexhi dhe pazarexhi që e kanë në gjak hajnin dhe pushtetin, dhe mu për këtë Serbia fashiste dhe dinake e vërejti këtë matrapazllëk dhe këtë lojë të pistë se kjo bandë e kanë hallin se si ta kapin pushtetin dhe kur u ulën ballë për ballë me gjakësoret serbian u bënë horë dhe gaz i botës. Dhe, me merreni me mend ky kopili i Titos, që e ka rolin e kryeministrit, se dihet që Dulla është vetëm tellall i tij, i Isa Mustafës, merre guximin dhe kinse të adreson kritika kundër Bashkimit Evropian, dhe mendon se ja varë kush këtij derri plak, sepse kjo klikë titiste bashkë me ata krye hajnat që nuk ndalen për të vjedhur edhe për poste, dhe nxjerr në tavolinë lloj-lloj protezash që i ka zënë mat këta faqezinj dhe të hutuar sepse nuk ishin që në fillim të vendosur, por kërcenin degë në degë si korbat shëtitës dhe prisnin se çfarë haberi i vjen nga kryebanditët e bandave politike që po e ri përsërisë se ka të atillë që këta kryebanditë bandash i quajnë kryetar partie dhe fare nuk kanë turp!

Banda e Dullës, nuk e di se Serbia fashiste ,ditë e natë nuk lë pa lëvizur gur e dru deri që të ja arrij qëllimit të saj dhe se ka njerëz të posaçëm që punojnë në këtë drejtim dhe jo si kjo banda jonë që bëjnë dyzen ahengu me para të popullit dhe në anën tjetër Serbia vazhdon marshin e saj kundër Kosovës dhe banditët e kryebanditët merren se kush do e merr postin e presidentit. A nuk është kjo turp i turpit i llojit të vetë!?

Gjaksorët dhe fashistët serbian në fund e treguan publikisht dhe botërisht qëllimin prej fashizmi, edhe pse humbëm mijëra njerëz, dhunime, djegie, akoma trupa të pagjetura, hajni, dhe se e thanë bishat e Karpateve se do e ruajnë Kosovën e Metohinë dhe kjo bandë mangupësh e Dullës dhe ata tyxharët hajnat më të mëdhenj të Ballkanit, që janë bashkë, pas kësaj duhet ngulur këmbë për ti thënë jo kërkesës që bëhet për tu ndryshuar Kushtetuta e jonë. Dhe, më thoni se si mundë të shkohet dhe si në bisedime me këta gjakësor fashita serbian? Dhe, nuk duhet lejuar që banda e Dulles të tallet me gjakun e derdhur për këtë Kosovë dhe të rrinë si pula ne shi.

Ndërkaq, derri plak, Isa Mustafa kur fol për liberalizimin e vizave nuk ka fare të drejtë sepse, këta banditë janë më meritorët që e morën në qafë Kosovën, i treguan botës se janë të korruptuar, hajna dhe faqja e zezë. Sa e sa herë ndërkombëtarët na tërhoqën vërejtjen që të luftohet korrupsioni dhe a u luftua? Jo, përkundrazi, vodhën deri në palcë, tani vodhën edhe buxhetin e shtetit kurse kjo bandë banditësh, a ju kujtohet kur edhe hapen shampanjë franceze dhe uruan vizat. Ku janë vizat ore faqezinj, ore qelbësira?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".