E plaçkiten shtetin, e krijuan edhe Gjykatën Speciale, nuk kanë të drejtë morale të vajtojnë

E plaçkiten shtetin, e krijuan edhe Gjykatën Speciale, nuk kanë  të drejtë morale të vajtojnë
E plaçkiten shtetin, e krijuan edhe Gjykatën Speciale, nuk kanë  të drejtë morale të vajtojnë

Faik Krasniqi

  • 06 November 2020 - 07:11

Shkruan: Faik Krasniqi

Është e kotë të flasin ata që e kanë votuar. Tash çdo gjë është vonë. Çfarë kanë menduar ata? Kjo Gjykatë nuk është krijuar kot së koti. Çdo gjë që thonë tregojnë vetëm hipokrizinë e tyre. Asgjë më shumë. E treguan fytyrën e tyre sa e duan Kosovën. Kosovën e duan vetëm për ta vjedhur. "Kosova, gjithçka 1 euro". Aq vlen Kosova për ta! Me këta në pushtet Serbia do të përfitojë çfarë të do, sepse këtyre ju intereson vetëm pushteti!

-Për asnjë vend të botës nuk ka ndodhur në historinë e njerëzimit, që të krijohet gjykatë speciale për viktimën. Në rastin e Kosovës ndodhi një gjë e tillë. Kjo falë paaftësisë se politik bërësve tanë. Ne ishim viktimë, Serbia ishte agresore. Në vend se ne të kishim punuar që për Serbinë, që të krijohet një Gjykatë Speciale për gjenocidin dhe krimet e shumta që bëri gjatë luftës në Kosovë, Serbia arriti të krijojë Gjykatë Speciale për gjoja krimet shqiptare ndaj serbëve. Kurse këto parti që po na sundojnë qe dy dekada e votuan këtë Gjykatë kundër nesh.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".