Dështuan të gjitha formulat e Thaçit për ta blerë paqen me Gjykatën Speciale

Dështuan të gjitha formulat e Thaçit për ta blerë paqen me Gjykatën Speciale

Hajrullah Tërnava

  • 06 November 2020 - 07:17

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Nëse e kuptojmë këtë situatë të këtij “komandanti” rrahaxhoks Hashim Thaçit, dhe kur po e njohim të kaluarën e tij, ky ishte në gjendje që sa për të shpëtuar veten nga kjo gjykatë, të bëjë ç’mos, e nëse do të kishte mundësi të ndërhynte, do ta bënte edhe me mjete financiare, duke ju ofruar qoftë gjykatësve apo prokurorëve të Gjykatës Speciale, apo edhe burrështetasve të shteteve të forta të cilët mbase e kanë pasur atë mundësi për ti ndihmuar, vetëm mos me qenë i burgosur. Pra qëllimi ka qenë dhe mbetet i tillë sepse me burgosjen e tij do ti dalin të palarat në sipërfaqe për shumë ndodhi si gjatë luftës si dhe mbas sajë.

-Hashim Thaçi ka luftuar deri në fund që ta “blej” paqen me Gjykatën Speciale, derisa aktakuza kundër tij ishte publikuara para aktakuzës së Jakup Krasniqit, por e njëjta sipas raportimeve në medie ishte rikthyer mbrapsht, nga Prokuroria speciale, kinse në mungesë të provave të mjaftueshme për tu pasuruar me prova shtesë. Ndonëse ky lajm është cilësuar si spekulim nga zyrtarët për informim të Gjykatës Speciale, dhe prandaj erdhi edhe zhvillimi shumë i shpejtë dhe dramatik, lajmi për konfirmimin e aktakuzës dhe dorëheqja e Hashim Thaçit nga pozita e të parit të shtetit, sikur që ndodhi edhe konfirmimi i aktakuzës ndaj Kadri Veselit dhe po ashtu vendimi i tij që të largohet nga skena politike.

Një është e sigurt se Hashim Thaçi ishte vazhdimisht në panikun e kësaj Gjykate dhe është e besueshme dhe e pritshme që të ketë bërë përpjekje, për të mos lënë mënyrë pa e provua për shpërbërjen e kësaj gjykate, sepse e kishte të vështirë të shkëputet nga të gjitha ato privilegje që i ka përjetua qysh nga çlirimi e këndej. Hashimi nuk mundë të pajtohej kurrsesi me një gjë të tillë, e sidomos që ti humbë ato ambiciet dhe synimet e tij politike e karrieriste që të bëhet dhe mbetet “babë” i të gjithë udhëheqësve të partive tjera si dhe të institucioneve shtetërore të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".