Gjykata Speciale me dëshmi të fabrikuara të Serbisë krijesë e interesave me përplasje të faktorit ndërkombëtar

Gjykata Speciale me dëshmi të fabrikuara të Serbisë krijesë e interesave  me përplasje të faktorit ndërkombëtar
Gjykata Speciale me dëshmi të fabrikuara të Serbisë krijesë e interesave  me përplasje të faktorit ndërkombëtar

Muhamet Kelmendi

  • 07 November 2020 - 09:20

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Mendohet se faktet dhe dëshmitë për arrestime dhe për procedura penale vijnë nga Serbia, dhe mbi ato po vepron Den Hagu. Këtu kërkohen dhe gjenden edhe shkaqet e arrestime që po bëhen por, kjo nuk e arsyeton gjykatën . Kjo duhet të ketë prova serioze dhe vetëm mbi ato prova edhe të ndërtohen aktakuzat dhe të veprohet. Kështu nuk po vepron. Kjo gjendje është kështu sepse nuk kanë fakte dhe thjeshtë nuk ka të tilla në terren por më shumë po veprohet politikisht sipas interesave të forcave me karakter politik edhe të faktorit ndërkombëtar.

-Gjykata Speciale është thjeshtë mekanizëm politik dhe vepron mbi raportet forcave në teren. Kur them kështu mendoj për raportet në mes të BE-së, SHBA-së dhe në OKB. Sipas këtyre forcave, fërkimeve dhe kundërshtimeve etj., në raport me Kosovën dhe Serbinë madje edhe me gjërë, që do të veprohet në Den Hag.

Këtu e ka luajtur lojën edhe Hashim Thaçi duke menduar se ai nuk do të arrestohet, edhe pse Gjykata Speciale u formua mbi akuzat ndaj Thaçit. Deri tash u arrestuan njerëzit e tjerë që ishin rreth tij po jo edhe Thaçi. Kjo tregon interesat e ndryshme që ishin nga ana e faktorëve relevant kundruall Gjykatës Speciale. Se si dhe çka është futur në veprim është vështirë të gjenden faktorët.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".