Kërkesa e Hashim Thaçit për kufizim të mandatit të Gjykatës Speciale ishte lojë, ky është vetëm fillimi i një procesi të gjatë

Blerim Burjani

  • 07 November 2020 - 09:19

Shkruan: Blerim Burjani

Kjo nuk është Gjykatë intrigash e mashtrimesh por gjykatë reale aktive dhe këto gjykata nuk përmbyllen para kohe dhe pa asnjë motiv veç thjesht se ndokush e do këtë. Gjykata do të shpallë edhe shumë aktakuza deri në mesin e marsit të vitet të ardhshëm , tash sa do të zgjasin këto procese varet nga provat dhe dështim.

-Ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale, nuk është i mundur pa pëlqim të BE-së. Vetëm me marrëveshje në mes të dy palëve ky mandat mundë të përmbyllet, por bazuar në të gjitha rrethanat aktuale kjo nuk do të ndodhë, s’ka asnjë shenjë se kjo gjykatë ka përmbyll ndonjë proces për të filluar prapë, kjo nuk është mundur , për shkak se gjykata funksionon për mandat që ka pesë vitet e saj, kjo posa ka filluar e jo të thuhet se kanë përfunduar.

Tentativa është ti thuhet kësaj gjykate se dështove pesë vite dhe përfundoj historia e jote, por këto lojëra nuk i përtypë BE-ja. Dihet mirëfilli që procesi është në fillim dhe tash pritet që ky mandat të përmbyllet 5 vjetët e ardhshëm ose nëse edhe më herët ndodhë atëherë kjo i bie që gjykata ka përmbyllë obligimin e saj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".