Kërkesa e Haradinajt për ndërprerje të dialogut me Serbinë për shkak të Gjykatës Speciale është retorikë e pa matur me pasoja serioze

Kërkesa e Haradinajt për ndërprerje të dialogut me Serbinë për shkak të Gjykatës Speciale është retorikë  e pa matur me pasoja serioze
Kërkesa e Haradinajt për ndërprerje të dialogut me Serbinë për shkak të Gjykatës Speciale është retorikë  e pa matur me pasoja serioze

Nexhat Haziri

  • 07 November 2020 - 13:16

Shkruan: Nexhat Haziri

Mendoj se Kosova nuk e ka luksin që tani si kundërpërgjigje ndaj Gjykatës Speciale të vë kushte për të vazhduar apo jo procesin e dialogut me Serbinë, pasi këto procese nuk lidhen me njëra tjetrën, dhe deklaratën e kreut të AAK-së, z. Ramush Haradinaj më shumë e shohë si një deklaratë të momentit se sa diçka e menduar seriozisht dhe afatgjate. E thamë këtë për arsye se nga ky dialog dhe marrëveshja eventuale me Serbinë varën proceset integruese të vendit drejtë Bashkimit Evropian, e po ashtu edhe liberalizimi i vizave, por edhe mbështetja nga partnerët tanë ndërkombëtar. Andaj çdo ndërprerje e procesit të dialogut me Serbinë nga ana e Kosovës, do ta merrnim një faj mbi vete, kostoja e së cilit do të ishte shumë e rënd për Kosovën dhe qytetarët tanë.

-Është evidente që pas ngjarjeve të fundit të ngritjes dhe konfirmimit të aktakuzave ndaj zyrtarëve të lartë të shtetit dhe politikës kosovare nga ana e Gjykatës Speciale, vendi të shkojë drejtë një situate të paqartësive të mëdha politike, jo vetëm në raport me dialogun me Serbinë, por edhe në të tjera dimensione, siç është kriza politike dhe institucionale. Megjithatë kjo varët shumë nga pjekuria e klasës politike, e që tani e kanë rastin për ta dëshmuar një gjë të tille, kur vendin tani më së shumti i duhet një unitet politik dhe qartësi të veprimeve politike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".