Tani është kohë për pastrim të skenës politike, ristrukturim dhe reformim të thellë

Tani është kohë për pastrim të skenës politike, ristrukturim dhe reformim të thellë
Tani është kohë për pastrim të skenës politike, ristrukturim dhe reformim të thellë

Arsim Haziri

  • 08 November 2020 - 09:01

Shkruan: Arsim Haziri

Liderët politik çdo ditë e më shumë po e kuptojnë se nuk do të votohen pa iu nënshtruar një gjykimi vlerësues kronologjik, gjykimi që ndërlidhet pashmangshëm me politikat e tyre. Këtë po e bënë çdo ditë qytetari ndonëse unë po e them tekstualisht këtu. Filtri qytetare po e shton vëmendjen e tij, kjo në mendimin tim do përbëjë gjasën që procesin e ri e të shpejt elektoral do ta shoqëroj masivisht ndryshimi. Ndryshimi jo nga ata që i kishim e që ishin radhazi të njëjtë, por atë që nuk e kishim e që radhazi ishte besnik.

-Gjerat lëvizin edhe kur nuk shihen. Kjo eshte mbase edhe proces natyror qe askush s'mund ta ndal. Edhe mendësia sociale gradualisht po transformohet, po transformohet për të dhënë rezultate pa kategorizime klasore. Pushtetet e deritanishme gjithnjë e në masë kanë qeverisë për të ruajtur lirinë e tyre multidimensionale, duke e poseduar atë liri janë shndërruar në subjekte të pa prekshëm. Ky fenomen i ka kushtuar gjithsecilit, jo edhe atyre që kanë qenë e janë të afërt me pushtetin. E vërteta po vien, si e vërtetë e pathyeshme. Lëvizja e një ndryshimi masiv po vjen, ndonëse nuk po iu shihen këmbët. Atë që e kanë shkaktuar politikanët, e gjejmë sot në shoqëri. E gjejmë në formën e një realiteti të pa perspektive, realiteti që çdo ditë prodhon skllavëri të pandalshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".