Arrestimet e Gjykatës Speciale test serioz për pjekurinë politike dhe funksionimin stabil të shtetit të Kosovës

Arrestimet e Gjykatës Speciale test serioz për pjekurinë politike dhe funksionimin stabil të shtetit të Kosovës
Arrestimet e Gjykatës Speciale test serioz për pjekurinë politike dhe funksionimin stabil të shtetit të Kosovës

Blerim Burjani

  • 08 November 2020 - 09:05

Shkruan: Blerim Burjani

Pra të gjitha ngjarjet që do të vijnë duhet marr qetë, me maturi dhe me dinjitet. Kështu veprohet kur shteti është i konsoliduar që nuk varet nga individët a janë apo nuk janë, por varet nga populli. Qeveria do të duhet të funksionoj kështu si është pa ndonjë dallim të madh apo fare, e dobët e brishtë por funksionale. Tash dinamiken e punës e përcakton kreu i ekzekutivit. Kuvendi do të ketë telashe si deri më tash pa dallim, do të duhej një konsoldim dhe vetëdijesim më i madh për deputetët për situatën aktuale. Pra zgjidhje në fund të fundit mundë të jenë edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme, tash kjo është realitet, por në duhet të sillemi si shtet dhe të vetëdijesuar për rolin e shtetit në këtë situatë.

Janë dy rrugë për situatën aktuale: Duhet të merret me qetësi dhe tolerancë gjendja , së dyti duhet të ruhet stabiliteti dhe siguria e shtetit , tre të krijohet një qëndrueshmëri më e madhe institucionale dhe shtetërore. Duhet të gjinden rrugët më të qarta për të mbrojtur rendi dhe sigurinë. Duhet vazhduar përpjekjet e konsolidimit institucional pas kësaj gjendje të krijuar, të ketë unifikim më të madh strategjik për dialogun Kosovë-Serbi. Nuk duhet nxituar dhe krijuar panik , e më së paku disa njerëz duhet të ndalin apetitet për luftë politike të brendshme dhe veçmas për atë se kush do të bëhet president.

Çështja e presidentit nëse nuk arrihet të zgjidhet me ndonjë konsensus atëherë mundë të shkojmë në zgjedhje brenda 6 muajsh. Tash një ushtruese e detyrës së presidentit është, dhe sa ka kapacitete për ta ushtruar e për të treguar edhe konsistencë institucionale, dhe për ti ruajtur raportet me miqtë ndërkombëtare dhe rrethanat e brendshme, tash kjo varet shumë nga ushtruesja e detyrës së presidentit. Ushtruesja e detyrës sigurisht mendon të ketë një kabinet të përkohshëm gjatë punës së saj ose e mbanë këtë aktual, kjo është çështje e saj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".