Kjo formulë e bllokimit të nyjës për zgjedhjen e Presidentit të ri e qon vendin në zgjedhje të reja për 6 muaj

Kjo formulë e bllokimit të nyjës për zgjedhjen e Presidentit të ri e qon vendin në zgjedhje të reja për 6 muaj
Kjo formulë e bllokimit të nyjës për zgjedhjen e Presidentit të ri e qon vendin në zgjedhje të reja për 6 muaj

Muhamet Kelmendi

  • 09 November 2020 - 07:21

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Në neni 90, paragrafi 3 qëndron: "Posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës nuk mundë të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë (6) muaj". Këtë detyrë e kryen në mënyrë automatike sipas këtij neni, Kryetari i Kuvendit. Kjo zgjatë deri në 6 muaj. Pastaj shkohet në rizgjedhje sipas procedurës së theksuar dhe në fund janë zgjedhjet e reja parlamentare.

-Ligjërisht çështja e tillë pas dorëheqjes së Hashim Thaçit kalon në Kuvend. Kryetari a kryetarja e Kuvendit është de-jure edhe kryese e detyrës së Presidentit deri në zgjedhjen e Presidentit nga ana e Kuvendit. Në nenin 86, paragrafi 4'5 dhe 6' qëndron qartë mënyra se si zgjidhet Presidenti. Dhe nëse as në rundin e parë dhe të dyti, asnjëri Kandidat nuk i merr 2/ 3 e votave të të gjitha deputeteve të Kuvendit, organizohet votimi i tretë. Në paragrafin 5 të këtij neni thuhet: (...).kandidati që merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve zgjidhet President i Republikës së Kosovës".

Dhe më poshtë në paragrafin 6 të këtij neni qëndron: "Nëse në votimin e tretë, asnjëri kandidat nuk zgjidhet President i Republikës së Kosovës, shpërndahet Kuvendi dhe shpallen zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda dyzet e pesë (45) ditësh".

Nëpërmjet kësaj shihet se Presidenti i Republikës së Kosovës zgjidhet nga Kuvendi dhe këtu kanë detyrë kryesore partitë më të mëdha, të cilat bëjnë apo nuk bëjnë kompromise dhe shkohet në zgjedhje. Po në nenin e 86, paragrafi 1 dhe 2, thuhet: "Presidenti i Republikës së Kosovës zgjidhet nga Kuvendi me votim të fshehtë(...) dhe duhet të bëhet jo më vonë se tridhjetë (30) ditë nga koha e dorëheqjes ose të përfundimit të mandatit(...). I thash këto për të parë se nga sot detyra e Presidentit i kalon Kryetarit Kryetares së Kuvendit dhe Kuvendi kërkohet që në tri runda të zgjedh Presidentin. Përndryshe shkohet në zgjedhje të reja. E tërë kjo duhet të përfundoj brenda afatit prej 30 ditëve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".