UÇK Ishte Ushtri Çlirimtare!

UÇK Ishte Ushtri Çlirimtare!
UÇK Ishte Ushtri Çlirimtare!

Muhamet Kelmendi

  • 11 November 2020 - 14:28

Shkruan: Muhamet Kelmendi

 Pas ngritjes se aktakuzave ndaj disa personave ne Gjykatën Speciale ne Dene Hag ka filluar edhe një lufte e ashpër kundër UÇK-se. Kjo lufte ka një qellim: përkufizimin e UÇK-se si organizate "terroriste"! Lufta e tille eshte krejtësisht e pa baze dhe po zhvillohet nga njerëzit qe janë kryesisht te orijentimit pravo-sllav dhe gjoja me ide majtiste, si partia gjermane "Die Linkspartei".

Po kështu, dhe për fat te keq, po vepron edhe Prokuroria Speciale ne Hag me aktakuzat e paraqitura, duke dalur ne anën e "ndërmarrjes kriminale".Dua këtu t'i theksoj disa fakte lidhur me këtë:

1. UÇK u formua dhe u mbështet ne ideologjinë çlirimtare, sepse shqiptaret e kësaj ane, nen serbo jugosllavi u dhunuan, u terrorizuan dhe u gjakosen mbi një shekull.

2. Kombi shqiptar nuk pati rruge tjetër, përveç qe te organizohet ne UÇK dhe te filloje luftën çlirimtarë, e cila u bashkua me SHBA-te dhe me UE, si dhe se bashku e çliruan Kosovën nga kthetrat gjakatare fashiste serbe.

3. UÇK nuk eshte ndërmarrje terroristen, sepse nuk pushtoje shtete dhe popuj. UÇK nuk vrau popullsi civile, fëmijë dhe te moshuar, si dhe nuk përdhunojë asnjë femër. UÇK nuk dëboj popullsi me force dhe kurrë nuk beri veprime te tilla kriminale ndaj askujt. 

4.UCK as ne analizën juridike nuk eshte terroriste dhe as ndërmarrje kriminal, sepse mungojnë dhe nuk gjinden elemente qe provojnë këtë akuze. Terrorizmi dhe ndërmarrja kriminale kërkohen te dokumentohen me:

a. Organizim terroristo-kriminal, 

b. Me veprime kriminale, sikundër eshte dhuna dhe masat zhdukse, vrasëse dhe plaçkitëse,

c. Me urrejtje terroriste dhe shkatërrimtare,

d. Me mjete te shkatërrimit ne mase dhe te veprimeve zhdukse për interesa politike, ekonomike e te tjera; e. Me veprime qe kane për qellim eliminimin e masave civile. 

Faktet e tilla tregojnë se këto elemente i dispononte dhe mbi to vepronte shteti serb. Serbia vrau mbi 14 mije veta. Ne këtë mese edhe mbi 1 mije fëmijë dhe me mije gra dhe pleq. Me masat e tilla u përdhunuan mbi 20 mije femra shqiptare dhe i dëbuan mbi 1 milion veta jashtë vendit.U shkaktua kështu një dem mbi 30 miliardë Euro. Po UÇK-ja kenë e sulmoi?

Zonja deputete e partisë se majte ne Parlamentin gjerman, me prejardhje turke, nuk ka fytyre, edhe i dine këto fakte, te vlerësoj UÇK-ne ne organizate "terroriste". Kjo tregon një pikëpamje aspak demokratike dhe te drejte te kësaj zonje.  Por; kjo nuk eshte e tera. Fakti se Prokuroria vlerëson shume veprime ne "ndërmarrje kriminale" eshte gjë qe shqetëson ne veprime.

Gjykata Speciale u formua mbi akuzat monstruoze te Dick Martit. Askund ne ato akuza nuk po del monstrualiziteti i Dick  Martit. Mbeti te cilësohen si "ndërmarrje kriminale". Mirëpo as kjo nuk qëndron.  Dhe konkretisht: pse ndërmarrja kriminale i kërkon disa kushte: a. Organizim kriminal, b. Veprime kriminale, c. Mjete kriminale dhe d. Vullnet kriminal te shprehur ne organizim dhe ne masat e kryera. Dhe, këto karakteristika nuk do te dalin nga gjykimet. Po UÇK? Me UÇK-ne u bashkua NATO, UE dhe SHBA. Se bashku kryen veprime çlirimtare dhe vendi i ynë ( Kosova) u çlirua.

Pra, kjo lidhje tregon se nuk eshte ndërmarrje kriminale, sepse atëherë nuk do te bashkohej bota demokratike me një ushtri te tille ne aksionet e UCK-se për te çliruar populli  shqiptar.

Përkundrazi! Ky vlerësim eshte tipik për shtetin serb, madje edhe me i rende, ndërmarrje gjenocidiale ndaj shqiptareve për te serbizuar Kosovën me vrasje, me masakra, me dhune dhe me dëbimeve masive. Këtu eshte veprimi kriminalo-gjenocidal i shtetit serb.

Gjykata Speciale me prokurorinë e vete po akuzon shume veta. Ne fakt askush nga UCK nuk eshte i sigurte qe nuk do te akuzohet nga kjo prokurori.

Tamam te përkujton gjendjen pas vitit 1981, kur çdo shqiptar u akuzonte nga regjimi i atëhershëm si gjoja irredentiste, kriminal dhe terroriste. Gjuetia e "shtrigave" ka fillua. Dhe, kjo nuk e nderon këtë  gjykate. Gjykata Speciale eshte mire te përfundon vete mandatin vete me deklarate zyrtare.

Vazhdimi i punës nuk e nderon. Vete fakti se prova mbi punen e veprimtarisë kriminale ndaj UCK-se nuk ka  tregojnë shkakun e ndërprerjes se domosdoshme te aktivitetit. Me akuzat përgjithësuara, pa fakte, pa dëshmi dhe pa prova, askush nuk mund te dënohen nga ana e kësaj gjykate. Vepron apo jo kështu, ky përfundim, do te jete ne fund te kësaj gjykate.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".