Drejtësia kosovare po frikësohet nga politika për zbardhjen e abuzimin kriminal me fondet e luftës

Drejtësia kosovare po frikësohet nga politika për zbardhjen e abuzimin kriminal me fondet e luftës
Drejtësia kosovare po frikësohet nga politika për zbardhjen e abuzimin kriminal me fondet e luftës

Blerim Burjani

  • 12 November 2020 - 07:03

Shkruan: Blerim Burjani

Për të gjitha këto, për fatin e mjeteve që ishin grumbulluar në fondet e luftës, akoma nuk din asgjë drejtësia e cila po sillet sikur nuk dëshiron ta di se çka po bëhet në këtë shtet. Realisht me këtë sjellje nuk pritet dhe nuk dihet se kur dhe nëse do të zbardhet fati i këtyre fondeve në këto rrethana. Gjithçka është tentuar dhe po tentohet të harrohet e humbet dhe të mos përmendet asgjë? Është një pyetje që nuk ka përgjigje akoma: Pse po heshtën këto gjëra nga drejtësia.

-Fondet e dikurshme kanë mbetur ende pa u zbardhur nga drejtësia. Këto fonde mbeten të “humbura” shumica pa adresë se ku janë shpenzuar miliona para të mbledhur nga bashkatdhetarët në emër të mbështetjes dhe kontributit për luftën e UÇK-së. Një pjesë e tyre dihet që janë shpenzuar për të organizuar luftën tjetër gjë nuk dihet më. Pra kjo mbetet çështje e drejtësisë për të zbardhë se çfarë ka ndodhë me këto fonde. Askush nuk ka dhënë përgjegjësi për këto fonde dhe nuk është në horizonte fare të zbardhen . Për këto gjëra përplot që 20 vjet në Kosovë dhe asnjëherë nuk ka pasur asnjë hetim substancial për këto fonde.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".