Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa duhet të ndiqen sot penalisht nga drejtësia e Kosovës, i vodhën të gjitha paratë e derdhura në fondin 3% me destinim ekskluziv për armatosjen e luftes në Kosovë

Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa duhet të ndiqen sot penalisht nga drejtësia e Kosovës,  i vodhën të gjitha paratë e derdhura në fondin 3% me destinim ekskluziv për armatosjen e luftes në Kosovë
Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa duhet të ndiqen sot penalisht nga drejtësia e Kosovës,  i vodhën të gjitha paratë e derdhura në fondin 3% me destinim ekskluziv për armatosjen e luftes në Kosovë

Muhamet Kelmendi

  • 14 November 2020 - 09:10

Shkruan : Muhamet Kelmendi

Në vitin 1992 arrin në LPK kërkesa për të shkuar në takime të kësaj qeverie. Në takim ka marr pjesë Gafur Elshani. Takimi është udhëhequr nga Ministri i Mbrojtjes së Qeverisë Bukoshit, z.Tahiri. Vendoset që të tubohen nga 1 mijë DM, ose Franka ose Dollar për një armë në Kosovë. Mjetet janë derdhur në Fondin e 3%". Mjetet kurrë nuk kanë shkuar për luftën në Kosove. Ndaj edhe ne të LPK-së u larguam nga kjo marrëveshje. Natyrisht se ishte koha kur LPK kishte vendosur për të shkuar në kryengritje të armatosur dhe me që mjetet nuk shkonin për atë çështje u tërhoqëm. Dhe kështu në vitin 1994, formohet UÇK-s dhe pak më vonë del edhe Fondi "Vendlindja Thërret". Ku mbeti Fondi "3%"? Fondi tillë u ndërtua në çdo shtet. Çdo mërgimtar ishte i obliguar të paguante në këtë Fond 3% nga të ardhurat e veta bruto. Kjo vazhdoj deri në vitin 2000 kur Bukoshi e Mustafa deklaruan se i kanë vetëm 120 milionë DM.

-Fondi i Qeverisë në Mërgim, ai i "3% " mbetet ende pa përgjegjësi adekuate të kompetentëve të këtij Fondi. Dënim i z . Osmani dhe Gashi me dënime qesharake nuk i largon nga përgjegjësia kryesuesit e këtij fondi, përkatësisht dy persona, të cilët e kanë udhëhequr fondin e tillë. Këtu është çështja e përgjegjësisë së Bujar Bukoshit si Kryeministër në Mërgim dhe të Isa Mustafës, si Ministër i Financave në Qeverinë Bukoshi. Në analizën e fundit të gjykatës mbi këtë fond u arritën që të kemi një tërheqje të përgjegjësisë mbi përgjegjësit kryesor të personave përgjegjës. Madje ata as që po hetohen. Dua të them se Fondi i "3%" është një Fond i formuar nga Qeveri në Mërgim dhe ka funksionuar shumë vite, deri në vitin 2000. Unë personalisht nuk kam qenë i përfshirë në këtë fond. Mirëpo, nga infomacionet, dua ti jepi disa të dhëna mbi këtë.

Pas një kohe të shkurtër, duke ndërtuar disa shtëpi, ata dolën me deklaratën tjetër se mjetet e Fondit janë harxhuar dhe mbi atë dhanë raport. Po theksoj disa të dhëna: Në çdo shtet të Evropës dhe përtej oqeanit kanë qenë njerëzit kompetentë për "3%". Ata janë ende në jetë dhe nga Isa Mustafa e Bujar Bukoshi njihen. Në fund të fundit me një thirrje të organeve të Kosovës ata paraqiten para organeve kompetente. Ekzistojnë me siguri në Tiranë të dhëna mbi "Dardania Bank" që u formua nga Isa Mustafa e Bujar Bukoshi. Ku mbeti banka? Sa u ble? Ku shkuan mjetet? Këto të dhëna duhet të kërkohen nga organet në Tiranë dhe kompetentët e bankës dhe të Ministrit të Financave e të z Bujar Bukoshit, si Kryeministër. Në çdo shtet të Evropës dhe përtej oqeanit janë njerëzit që kanë tubuar mjete dhe ata sigurisht i kanë dëftesat e mjeteve të tubuara. Kjo, sepse përveç bartjes së mjeteve në llogaritë e fondit, kanë mbledhur mjete me qindra e mijëra vetë te mërgimtarët. Dhe, për mjetet e tubuara, ata kanë lëshuar dëftesat adekuate. Çdo mërgimtar ka dëftesa! Kanë edhe mbledhësit e mjeteve dëftesa! Qeveria e Bukoshit i ka ministrat që kanë punuar, këshilltarët dhe personelin tjetër që e kanë pasur të punësuar.

Ata duhet të ftohen në llogari. Çdo Ministri iu kanë ndarë mjetet buxhetore për vit dhe këta njerëz njihen. Ata duhet të japin llogari për mjetet. 120 milionët e vitit 2000 të deklaruara nga z. Mustafa ku mbetën? A shkuan të gjitha për 100 a më pak a më shumë shtëpi të ndërtuara!. Ku u ndërtuan ato? Për këto lypsen provat te Isa Mustafa e Bujar Bukoshi. Thuhet se në vitet 1998/99 iu kanë dhënë Xhavit Halitit miliona DM? Kush i dha? Ku i dha? Ku shkuan? Etj. Xhavit Haliti jeton. Jeton edhe Ministri i tashëm i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës që qe ka deklaruar në Kuvend për mjetet që iu kanë dhënë atij, Xhavit Halitit. Dëshmitar ka mjaftë. Ata duhet të kërkohen sepse çdo njeri ka fakte e prova mbi mjetet e mbledhura. Nëpër terren kanë qenë me qindra veta. Ata janë gjallë dhe nëse kërkohen çdo njeri paraqitet vetë tek organet e Kosovës. Ata duhet kërkuar! I tregova disa rrethana dhe fakte që tregojnë se në vitet e 90-ta nga ky fond janë tubuar mjete të shumta financiare. Mendohet se ato mjete të tubuara në këtë fond e kalojnë shifrën e një miliardi DM. Kjo nuk duhet të kalojë thjeshtë. Ato janë mjete të mërgatës për Kosovën dhe çdo kush që i ka keqpërdoru duhet të ndëshkohet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".