Zbulohen lidhjet kriminale të politikës në policinë e Kosovës

Zbulohen lidhjet kriminale të politikës në policinë e Kosovës
Zbulohen lidhjet kriminale të politikës në policinë e Kosovës

Hasan Preteni

  • 14 November 2020 - 09:05

Shkruan: Hasan Preteni

Konflikt Interesi dhe bllokim ndër institucional. Problem në polici është edhe politika kadrovike në lidhje me angazhimin e eprorëve policor jashtë institucioneve policore. Del eprori nga policia, pozicionohet lartë në institucione të tjera, realizon mandat dhe në fund prapë kthehen në polici. Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të policisë ka qenë jashtë policisë rreth 10 vite, del e kthehet në polici kur dhe si të donë . Kjo është lojë që ju lejohet vetëm policisë. E tmerrshme, jo etike, jo morale dhe jo ligjore. Policia ka nevojë për Vetting, të thellë dhe më fuqishëm se në gjyqësor. Faj të madhe ka edhe politika, partitë politike pas marrjes së pushtetit garojnë për pozitën e ministrit. Kompetencat e ministrit të punëve të brendshme është sa gjysma e Kryeministrit, kontrollon edhe policinë edhe inspektoratin policor, konflikt në veprim.

-Qytetaret kanë të drejtë kur mendojnë pozitivisht për policinë. Qytetari perceptimin e vetë e bazon në takimet e përditshme me policinë rrugore dhe me policinë e thjeshtë. Ata janë të mirë, të sjellshëm dhe të përkushtuar. Eprorët policor dhe niveli menaxherial janë shumë për të dëshiruar. Ka shumë probleme të cilat për shkak të natyrës së punës dhe mungesës së transparencës mbesin brenda policisë. Politika kadrovike nuk bazohet në meritokraci por në përshtatshmërin politike dhe lidhjen me strukturat politike dhe grupet joformale-klanore. Ish kryetari i Gjykatës Supreme pohonte, fatkeqësisht pas përfundimit të mandatit, se 70 % të provave prishen nga policia. Dhoma e dëshmive, mos zbulimi i krimit, pasurimi i tyre i jashtëligjshëm, ngritja në grada, vendosja në pozicione menaxheriale dhe shumë vepra tjera jo ligjore janë karakteristikë e jo pak eprorëve policor. Inspektorati Policor është një institucion i planifikuar dhe ideuar mirë.

U çorodit me politikën kadrovike. Inspektorati duhet të inspekton dhe kontrrollon policinë, zyrtaret policore nuk duhet të punësohen në inspektorat, titullarët e tyre në rend të parë nuk duhet të jenë nga policia të cilët pas përfundimit të mandatit në inspektorat duke u kthyer prapë në polici.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".