Me burgosjen e Hashim Thaçit edhe Gjykata Kushtetuese do të merr frymë lirshëm dhe vendime të drejta

Me burgosjen e Hashim Thaçit edhe Gjykata Kushtetuese do të merr frymë lirshëm dhe vendime të drejta

Gani Qarri

  • 15 November 2020 - 09:00

Shkruan: Gani Qarri

Pas burgosjes së Hashim Thaçit & CO, ankesa e dërguar nga Lëvizja Vetëvendosje në Gjykatën Kushtetuese, jo vetëm ka gjasa, por pothuajse është plotësisht e sigurtë se Kushtetuesja, përfundimisht do të merr vendim të drejtë dhe të pa varur, e mbase edhe të rrëzohet Qeveria Hoti, ngase veprimi i deputetit të dënuar me vendim të plotfuqishëm të gjykatës, bije drejtpërsëdrejti ndesh me ligjin, i cili edhe pas dënimit me burg, kishte vazhduar kundërligjshëm, të merrte pjesë në seanca të Kuvendit dhe të votonte nën diktat të Thaçit e Haradinajt në mënyrë të kontestuar, për tu imponuar nga këta të fundit, së paku dy vendime ende të pa sqaruara ligjërisht, njëri për ta rrëzuar Qeverinë Kurti e tjetri për ta formuar Qeverinë Hoti, çështje që vendimin përfundimtar, është thirrur ta thotë, me 2 dhjetor, vet Gjykata Kushtetuese.

-Megjithëse sipas ligjeve në fuqi, të vendit tonë, thuhet se Gjykata obligohet që në afat prej 60 ditësh, ta bëjë interpretimin ligjor të kërkesave të dërguara për shqyrtim nga palët, duket se vetëm pas burgosjes së Hashim Thaçit & CO, edhe Gjykata Kushtetuese po ndjehet e çliruar nga kapja e pushtetarëve të kriminalizuar, ka filluar ta ndiej veten gjallë dhe marrë frymë më lirisht, kështu që edhe kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me votën e dyshimtë të deputetit Etem Arifi, i cili edhe pas dënimit me burg, jo vetëm se vazhdoi të merrte pjesë kundërligjshëm në seancat e Kuvendit, por edhe votoi në mënyrë të kontestueshme, sikur mos të kishte ndodhur asgjë, për përligjen e qeverisë aktuale me votimin e tij të dyshimtë, pas më tepër se një gjysmë viti të plotë, duket se përfundimisht do të vendoset me ligj dhe vendim të pa diktuar kushtetues.

Madje për ndryshim prej herëve të kaluara, kur ajo vepronte e mbyllur dhe njoftonte palët e interesuara vetëm përmes shkresave zyrtare dhe mediave, me vendimet e marra, kësaj radhe duket se po ndjehet tërësisht e lirë nga diktati i ish figurave të inkriminuara shtetërore, për të marrë vendime të imponuara sipas detyrimit të tyre, ndaj dhe ka informuar publikisht opinionin dhe palët e përfshira në këtë lëndë se shqyrtimin kushtetues të votës së kundërligjshme të Etem Arifit do ta interpretoi në mënyrë të hapur, duke mbajtur seancë publike dëgjimore, më 2 dhjetor 2020, gjë që nuk ka ndodhur pothuajse asnjëherë më parë, në këtë formë.

Pra siç u tha edhe më lartë, Gjykata Kushtetuese me datën 2 dhjetor, ka caktuar të mbajë seancë publike dëgjimore përmes një video konference, madje duke marr edhe mendimin dhe vlerësimin e Komisionit të Venecias, për ta trajtuar publikisht ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me votën e kontestueshme të deputetit Etem Arifi i cili kishte votuar kundërligjshëm për rrëzimin e Qeverisë Kurti dhe plotësuar numrin 61 me votën e tij të kontestuar për formimin e Qeverisë Hoti, edhe pse ishte dënuar me burgim. Vet caktimi i seancës publike dëgjimore, përmes video konferencës dhe lajmi për marrjen edhe të mendimit të Komisionit të Venecias, dëshmon se vendimi që do të sjellë Gjykata Kushtetuese, për herë të parë pas më tepër se një dekade ,do të jetë i pavarur, në pajtim me ligjin, i drejtë dhe i paanshëm që donë të thotë se vota e deputetit Etem Arifi të dënuar me vendim të plotfuqishëm për vuajtjen e dënimit me burg, do të konsiderohet kundër kushtetuese, hidhet si e pa ligjshme dhe pritet të kthehet në pikën zero i gjithë procesi i kontestuar i votimit të Qeverisë Hoti nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, arsye që ka intensifikuar përpjekjet për shpëtimin e Qeverisë Hoti me joshjen e PDK-së, për hyrje në koalicionin aktual qeverisës.

Pas burgosjes së Hashim Thaçit & CO, ankesa e dërguar nga Lëvizja Vetëvendosje në Gjykatën Kushtetuese, jo vetëm ka gjasa, por pothuajse është plotësisht e sigurtë se Kushtetuesja, përfundimisht do të merr vendim të drejtë dhe të pa varur, e mbase edhe të rrëzohet Qeveria Hoti, ngase veprimi i deputetit të dënuar me vendim të plotfuqishëm të gjykatës, bije drejtpërsëdrejti ndesh me ligjin, i cili edhe pas dënimit me burg, kishte vazhduar kundërligjshëm, të merrte pjesë në seanca të Kuvendit dhe të votonte nën diktat të Thaçit e Haradinajt në mënyrë të kontestuar, për tu imponuar nga këta të fundit, së paku dy vendime ende të pa sqaruara ligjërisht, njëri për ta rrëzuar Qeverinë Kurti e tjetri për ta formuar Qeverinë Hoti, çështje që vendimin përfundimtar, është thirrur ta thotë, me 2 dhjetor, vet Gjykata Kushtetuese.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".