Politika e korruptuar po e damkos me krim të organizuar edhe policinë e respektuar

Politika e korruptuar po e damkos me krim të organizuar edhe policinë e respektuar
Politika e korruptuar po e damkos me krim të organizuar edhe policinë e respektuar

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 15 November 2020 - 09:11

Shkruan: Reshat Badallaj

Kam shumë besim në populli, por që nuk është i manipuluar, për t´i kapur këta kryebanditë të bandave më të rrezikshme jo vetëm në Kosovë por në Ballkan, Dora e Zoti ka filluar të duket dhe të shihet, por kërkojmë edhe dora e shtetin të vihet në këtë rrjetë kriminal se kështu do e shpëtojmë Kosovën nga ky virus shumëfish më i rrezikshëm se corona; sepse këtë e kanë në gjak dhe sëmundje kjo kastë banditësh e kriminelësh.

-Këtu pa më të voglin dyshim, për imazhin e keq që po e merr policia e Kosovës, i ka fajet edhe politika, pra hisen më të madhe në këtë maskarade, në këtë turp, në korrupsion dhe hajni. Edhe pikërisht shkaku vjen këta njerëz që na qiten hije të zezë si emër, që me shumë të drejtë qytetaret e kane humbur besimin edhe në polici, sepse është parë publikisht që shumë sish i kanë hyrë zanatit të huaj dhe punësimet kanë qenë me të njohur, me ryshfet që kanë përfituar, askush tjetër pos krye banditëve, krye hajnave dhe krye vagabondëve të bandave politike që e kishin kapur pushtetin me zor dhe bënin çka të donin si të ishte malli i tyre.

Duke harruar këta krye idiotët që e kishin kapur shtetin, se Kosova nuk është vetëm e tyre, u futën thellë në hajni. Më herët kam thënë dhe ndoshta dikush e ka marr primitive se pasuria me hajni, pa djersë dhe haram ka për tu paguar edhe në këtë botë dhe këtu jeni të sigurt se do të jemi dëshmitar të të gjitha mynxyrave. Ta veshësh uniformen e mbrojtësish te ligjit e të shtetit nuk do të thotë se e ke kapur zotin për veshi dhe të luftohet qytetari me hu gardhi ose të plaçkitet, por, uniforma duhet ti shërben qytetarit, dhe shtetit i ka ca rregulla dhe se duhet ditur se rrogën që i ruan fëmijët e tu në sofër e ke pikërisht nga djersa e qytetarit.

Pra, mjerisht shumë sish janë sjell në mënyrën më vulgare dhe idiote, në mënyrën e rrugaçit e të hajnit dhe nuk është aspak për tu habitur përse ndodhin këto turpe të llojit të tyre. Në vendet demokratike jo si te ne që është kapur shteti nga krye vagabondët më të rrezikshëm në Ballkan, pra për të veshur uniformë dhe për të mbajtur mauzerë me leje duhet të kalon nëpër shumë sita e shosha dhe jo jepi 500 euro ryshfet dhe veshe uniformën dhe bërë se e ke kapur Zotin për veshi. Po, e dini se sa dallaveret janë bërë për punësimet dhe jo vetëm në këtë dikaster, por edhe në shumë sosh, prandaj e them pa më të voglin dyshim dhe pa hamendje se i gjithë faji do bie në shpinën e krye vagabondëve, krye mafiozëve të kanaleve të nëntokës kriminale që janë veshur në xhaketën e shtetit dhe krye vagabondët e bandave politike.

Të gjithë jemi duke pare se si akoma më shumë kanë filluar pazaret e pista për interesa të krye banditëve të bandave politike për poste, pa e pyetur popullin fare! Pra, buxheti i shtetit dhe djersa e taksapaguesve po vidhet deri në palcë nga të gjitha anët. E për tu ndalur ky fenomen negativ, kam shkruar shumë herë, duhet VETTING-u. Vetëm atëherë e shihni se sa krye vagabondi ishte në shumë dikastere dhe secili do të burgoset, por krye mafiozët e kanaleve të nëntokës qëllimisht e ndaluan këtë proces sepse e ndienin rrezikun.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".